Loredana befason me Mercedesin e ri, zviceranes i thyhet zemra

Date:

22:22:20                2019-06-25

 

Reperja kosovare, Loredana, thuhet se ka blerë një Mercedes të ri me partnerin e saj – pavarësisht llogarive të bllokuara. Kjo e ka shqetësuar pa masë zviceranen Petra Z.: „Kjo ma thyen zemrën time“.

Reperja Loredana Zefi (23), i mbetet besnike motos së saj „Million Dollar Smile“ dhe vazhdon të mos ndalet: Në Instagram, ajo këndon për mënyrën se si ajo e blen një veturë të re. Sipas faqeve të internetit, këto nuk janë vetëm tekste të pakuptimta: Ajo është bashkuar me partnerin e saj Mozzik për të blerë një Mercedes S 63 Coupe të ri (912 PS), siç dëshmohet nga postimet e Instagram, shkruan „Blick“, informon Shtegu.com.

Me para të gatshme, ai kushton 220’000 franga – një shumë e madhe parash, të cilët të dy i kanë fituar së bashku nga të ardhurat e biznesit me muzikë.

Që çifti i ri i reperëve mund ta përballojë këtë veturë, është një befasi në vete: Zyra e prokurorit publik në Lucern i ka ngrirë llogaritë e saj, siç del nga vendimi i Gjykatës Kantonale. Aktualisht, prokuroria po kryen një hetim kundër Loredanës për mashtrime, kërcënime dhe shantazh, viktimat e së cilës janë edhe zviceranja Petra Z. nga Valisi.

Reperja me rrënjë nga Kosova e kundërshtoi konfiskimin dhe paraqiti një parashtresë për drejtësi të papaguar.

Ajo nuk ka të holla për shpenzime ligjore, por me sa duket shumë para për një Mercedes të ri: Kjo e ka zhgënjyer Petra Z. pa masë dhe thotë: „Ata tani kanë tre vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo ma ka thyer zemrën time“.

Loredana mohon akuzat për plaçkitjen e parave nga Petra Z. „Ajo m`i dha paratë vullnetarisht“, tha ajo kohë më parë në një konferencë shtypi në Prishtinë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...