Burri e rrah bashkëshorten në vend publik
16:52:36 2019-06-25
Në një vendparking, një person brutalisht e ka rrahur bashkëshorten e vet me një objekt të fortë. Ajo ka pësuar lëndime dhe është dërguar në në spital, ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua përkohësisht.
Policia Kantonale e Solothurnit, të martën pak pas orës 09.00, u alarmua se një person po e rrihte një grua në një vendparking pranë zyrës komunale në Balsthal të Zvicrës. Siç shkruan më tej policia, dyshohet se burri e ka goditur gruan me një objekt të fortë, aktualisht të panjohur, informon Shtegu.com. Gruaja, e cila në kohen e ndodhisë ka qenë në veturë, ka pësuar lëndime të shkallës së mesme.
Ajo është dashur të përkujdeset nga ambulanca në vendngjarje dhe më pas është dërguar në spital. Kryerësi i dyshuar, një 49-vjeçar nga Kosova, është arrestuar përkohësisht. Motivet mbeten ende të paqarta, policia ka filluar hetimet.