E burgosura italiane nuk ka të drejtë ta përqafojë foshnjen e saj

Date:

Menjëherë pas lindjes, një e burgosur italiane, është dashur t`ua dorëzojë menjëherë foshnjen e posalindur autoriteteve të burgut. I gjithë kombi italian u zemërua pa masë
Historia tronditëse e një nëne të burgosur në Itali, ka bërë jehonë të madhe tek i gjithë kombi italian. Njëzetetrevjeçarja, Martina Levato, pas lindjes së fëmijës gjatë fundjavës, as që ka guxuar ta përqafojë për herë të parë fëmijën e saj, ka deklaruar avokati i saj. Ajo, personalisht është dëshpëruar në masë të madhe. „Ma shkatërruan jetën“, ka thënë gruaja e re. Levato dhe shoqëruesi i saj 30-vjeçar, janë dënuar në dhjetor të vitit të kaluar me 14 vite burgim, për shkak të sulmit ndaj ish të dashurit të saj me acid.
Ngjarja u kritikua ashpër nga mediet vendore, ndërsa prokurori italian e arsyetoi vendimin si „akt human“ në të mirë të foshnjes, pas këshillave të marra nga psikiatri.
Sipas avokatit të Levatos, në raste normale, vetëm të varurve nga droga dhe alkooli u merret fëmija. Ndaj Levato, e cila më parë kishte studiuar në një universitet privat në Milano, do të ngriten kallëzime penale edhe për vepra të tjera kundërvajtëse.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...