Plaçkitje e pazakonshme e birrave në Gjermani

75 Lexime

Plaçkitësit kishin tentuar ta gjejnë fatin e tyre në një shitore pijesh në Mülheim të Gjermanisë. Ata hapën mbi një mijë shishe birra, por të painteresuar për pijet

 

 

Në një shitore pijesh në Mülheim të Gjermanisë, plaäkitësit kanë hapur mbi një mijë shishe birra, për të gjetur çmimin kryesor apo xhekpotin kryesor që ishte fshehur në njërën nga kapakët e shisheve.

 

Shishet e një prodhuesi të birrave nga Dusiburgu, gjatë fundjavës janë hapur vetëm për ta gjetur kapakun e çmimit kryesor, ka deklaruar policia gjermane gjatë të hënës. Me dhejtëra kapakë janë gjetur mbi gajbet e birrave, ndërsa pijet nuk janë prekur fare. Plaçkitja dyshohet të ketë ndodhur në mes të orës 21.00 të së shtunës, deri në ora 07.00 të mëngjesit.

 

Komisraiati kriminel i qytetit të Essenit tashmë është duke kërkuar dëshmitarë. Të gjithë ata që kanë vërejtur të dyshuar në këtë rast, luten që të paraqiten në këtë numër telefoni: 0201/8290, thuhet në një artikull të gazetës gjermane „Die Welt“.