Aksidentohet rëndë vetura policore gjatë dëbimit të shqiptarit

Date:

 

Një aksident i tmerrshëm është shkaktuar në Baden ëürttemberg të Gjermanisë: Një nëpunës policor ka goditur me makinën e tij zyrtare një pjesë të kamionit, duke shkaktuar rrëzimin e një shufre të çeliktë që është rrëzuar mbi xhamin e veturës.

 

Mëngjesin e së hënës, dy nëpunës policorë kishin marrë rugën e aeroprotit, në autostradën A5. Prapa tyre ka qenë i ulur një shqiptar, i cili është dashur të dëbohet për në Shqipëri. Sipas gazetës „Bild“, vetura zyrtare e policisë e ka goditur një kënd të kamionit, i cili ka qenë i ngarkuar me shufra të çelikta. Njëra nga shufrat ka shpuar xhamin e veturës, me ç`rast njërit polic i ka shkaktuar lëndime të rënda në kokë, ndërsa tjetri gjithashtu ka marrë lëndime të rënda trupore. Me këtë rast, shqiptari ka pësuar vetëm disa lëndime të lehta dhe është dërguar për kontroll mjekësor në spital.

 

Kolegët e policëve janë tmerruar nga ngjarja në vend. Askush deri më tani nuk ka mundur të spjegojë se si ka mundur të ndodhë një aksident i tillë, përse vetura e policisë ka goditur kamionin: Vallë vozitësi ka përjetuar ndonjë infarkt, ndoshta edhe ka fjetur gjatë vozitjes? Hetimet për aksidentin në fjalë janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...