“Shkupi 2014” i Nikolla Gruevskit ka filluar të myket

Date:

Ka kaluar vetëm një vit nga ndërtimi i Muzeut Arkeologjik në Shkup, por fasada e këtij objekti shihet se si është përfshirë nga myku. Pamjet vërtetojnë gjendjen e tillë të objektit, edhe pse drejtoresha e muzeut, Vesela Çestoeva mohon se ka probleme të tilla. Sipas saj muzeu është i ndërtuar në kushte normale.

“Lirshëm mund të deklaroj se muzeu posedon siguri dhe teknologji më të sofistikuar, e cila ofron një sistem sigurie, që të mund të mënyrë adekuate të ruhen këto artikuj arkeologjik, të cilët janë me rëndësi të paçmueshme për Republikën e Maqedonisë. Edhe deri më sot nuk jemi ballafaquar me ndonjë problem”, shprehet Vesela Çestoeva, drejtoresha e Muzeut Arkeologjik, njofton TV21.
Me rastin e shënimit të një vjetorit të muzeut, qytetarët prej sot dhe gjatë tre ditëve në vijim mund ta vizitojnë këtë institucion arkeologjik.  Disa prej tyre nuk e dinë se hyrja është e lirë, por disa qytetarët të anketuar thonë se nuk kanë para për të vizituar muzetë.

“Të rinjtë nuk punojnë, nuk kanë para, ne pensionistet nëse u japim ndonjë denar, edhe nëse dëshiron nuk mund te hyjë. 100 denar janë shumë pasi që nuk ka. Prej ku ti marrim, nuk ka punë. Ne pensionistët edhe atë denar që e japim duhet t’u a japim që të dalin”.

“Nuk e di. Mendoj se asnjëherë për muze nuk është shtrenjtë. Këtë në vendet e tjera rrallë mund ta shihni, pasi që kam qenë në Itali dhe Gjermani, kam kaluar shumë vende kështu nuk kam pa. Vetëm që nuk më pëlqen që është gjithçka e ngarkuar”. /Zhurnal/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...