Tragjedi e rëndë në Austri: Austriakja vret tre fëmijët, vëllain, t`ëmën dhe vetveten

40 Lexime

20:51:02                    2016-12-01

 

 

 

 

Një tragjedi e tmerrshme ka tronditur krahinën Niederösterreich në Austri: Në një shtëpi në Böheimkirchen, të enjten janë gjetur gjashtë persona të vdekur. Sipas hetimeve të deritanishme, një austriake 35-vjeçare e ka vrarë me pistoletë t`ëmën e saj 60-vjeçare, tre fëmijët të moshës prej shtatë-, deri dhjetëvjeçare dhe të vëllain e saj 40-vjeçar. Pas kësaj, ajo ka bërë vetëvrasje.

 

 

 

 

Tragjedia ka ndodhur në lokacionin Schildberg të rrethinës St. Pölten-Land, në një ish objekt hotelierik.

 

 

 
Ende mbetet e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, por sipas asaj që shkruan „Kronen Zeitung“, kohëve të fundit fëmijët nuk e kanë vijuar mësimin në shkollë, përcjellë „Shtegu.com“. Përpos kësaj, një punëdhënës i kishte alarmuar autoritete austriake se njëri nga viktimat nuk kishte shkuar në punë tashmë një kohë të gjatë. Prokuroria ka urdhëruar një obduksion të kufomave, ndërsa policia është duke hetuar me intensitet të lartë.