„Discere et studēre ad futurum – Me mësue e me studiue për ardhmëri – Mësim e studim për të nesërmen!
Discere (nga lat. mësim) do të thotë veprim për ndryshime e zhvillim. Si proces, mësimi fillon nga vetëmotivimi i brendshëm për të mësuar diçka të re. Por nxitja për të mësuar mund të vijë edhe prej ngacmimesh të jashtme, nga kureshtja ose nga nevoja, prandaj të rriturit (prindërit, edukatorët, mësimdhënësit, mjeshtrit, profesorët, akademikët etj.) duhet t’u krijojnë fëmijëve/nxënësve/studentëve e studiuesve situata mësimore e studimore dhe t’i udhëzojnë ata si të mësojnë e të studiojnë.
Studere (nga lat. studim) do të thotë veprim me interesim të veçantë për ta kuptuar gjerësisht e thellësisht një çështje, një temë, një lëndë, ose një fushë studimi me mëtim ekspertize.
Mahir Mustafa
Mësuesit – mësimdhënësit, mjeshtrit e profesorët – ekspertë të procesit të të mësuarit – duhet t’u ndihmojnë nxënësve e studentëve për ta njohur procesin e mësimnxënies d.m.th. që ta njohin mënyrën si të mësojnë e të studiojnë më së miri, sepse çdo individ a personalitet e ndien nevojën për të mësuar dhe vepron, mëson e studion në mënyrën e vet. Së këtejmi, gjatë të mësuarit e mësimdhënies duhet pasur kujdes që fëmijëve, nxënësve, studentëve e studiuesve të mos u jepen mësime, çështje, teza e hipoteza studimi të marra vetëm nga dija që kemi nga e djeshmja, por kryesisht mësime për të nesërmen – mësime për jetën, sepse dija dhe mësimet nga e djeshmja do t‘u shërbejnë pak për të ardhmen protagonistëve të së nesërmes – bijave e bijve të shekullit të ri.
Ndonëse që nga krijimi i njerëzimit, nuk është ditur dhe ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë dhe si do të jetë e ardhmja, të rriturit gjithmonë e kanë pasur dhe e kanë për detyrë që, mbi bazën e prirjeve të kohëve kur kanë jetuar e jetojnë, ta marrin me mend të ardhmen dhe të krijojnë vizione për të. Këtë e kanë bërë dhe duhet ta bëjnë vazhdimisht në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u krijojnë situata mësimore e studimore për përvojat e dobishme në të ardhmen, si dhe t’i mbështesin ata në përvetësimin e shkathtësive të domosdoshme dhe kompetencave të nevojshme për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.
Shumica e institucioneve arsimore, veçanërisht ato për shkallën e tretë, fatkeqësisht jo edhe ato të hapësirës gjuhësore

