Gjendet pronari i unazës së humbur në Zvicër – Çfarë super djaloshi shqiptar
23:09:47 2019-07-02
Djaloshi 14-vjeçar shqiptar, Halim Hoti, po vëzhgonte një person të huaj në Horgen ZH të Zvicrës se si e kishte humbur unazën e martesës. Ai nuk u dorëzua, derisa e gjeti unazën në pesë metra thellësi.
Halimi dhe familja e vet 14-vjeçari Halim Horti dhe familja e tij, të dielën shkuan në një vend të zakonshëm noti, në një livadh në Horgen ZH, shkruan „20 Minuten„, përcjell Shtegu.com. Papritmas, personi tashmë i gjetur i unazës, Nik Zisler bërtiti: „Oh unaza ime“. „Ai më tha se e humbi unazën e tij të martesës në Liqenin e Cyrihut. Më pas, me persona të tjerë e ndihmova në kërkimin e saj“, tha Halimi.
Pas gjysmë ore, të gjithë hoqën dorë – përveç atij. „Më erdhi keq për këtë person, kështu që unë i shfrytëzova të gjitha forcat e mia. Doja vetëm të ndihmoja“, tha adoleshenti shqiptar. Pastaj, papritmas ai e gjeti unazën në një thellësi prej pesë metrash të liqenit. Por, Zisler ishte larguar dhe Halimi nuk kishte informacion për të.
Përmes gazetës „20 Minuten“ ai të martën e kërkoi pronarin e unazës. Me sukses. Disa orë më vonë, pronari u lajmërua pasditen e djeshme. Zisler: „Sikur të më kishte rënë shkëmbi nga shpina kur e lexova artikullin – jam tepër i lumtur, çfarë super djaloshi“.
Pasditen e së dielës, së bashku me fëmijën e vet pesëvjeçar, ai kishte qenë në ujë, kur papritmas unaza i kishte rënë në ujë, tha Zisler. Megjithatë, për shkak të kësaj ai nuk kishte pasur ndonjë krizë bashkëshortore. „Por, u dëshpërova jashtëzakonisht shumë. Është një element individual me rëndësi të madhe“. Ai menjëherë kishte vënë kontakt me argjentarin dhe kompaninë e tij të sigurimeve. „Për fat të mirë, kjo nuk është më e nevojshme“. Për gjetjen e unazës, për Halimin do të ketë një shpërblim. „Kushdo që në një moshë kaq të re tregon një sjellje të tillë shembullore, ka më shumë se sa ka fituar“.