Digjet një person në Zvicër, gjendja e tij është kritike

Date:

15:56:52                 2019-05-20

 

Një person është djegur të hënën në Nidau të Zvicrës. Ai është dërguar menjëherë në spital me lëndime të rënda dhe është në gjendje kritike. Policia Kantonale e Bernës është në kërkim të dëshmitarëve.

Të hënën, më 20 maj, rreth orës 03:45, Policia Kantonale e Bernës raportoi se një person po digjej në rrugën „Hauptstrasse“ në afërsi të kështjellës në Nidau. Në vendngjarje, forcat emergjente kanë hasur në një person të shtrirë përtokë, me plagë të rënda, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Pas dhënies së ndihmës së parë nga ana kalimtarëve të rastit, i plagosuri është dërguar në spital me një ambulancë. Ai është në gjendje kritike, thuhet në njoftimin për media.
Për të sqaruar rrethanat e sakta, Policia Kantonale e Bernës është në kërkim të dëshmitarëve. Personat të cilët mund të japin informata të dobishme ose që kanë vëzhguar rastin, mund të telefonojnë në numrin +41 32 324 85 31, thuhet mëtutje në komunikatë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...