Në Zvicër agjërojnë edhe nxënësit nga familjet jomyslimane

66 Lexime

14:49:20                  2019-05-20

 

Nxënësit myslimanë po nxisnin të agjërojnë gjithashtu ata jomyslimanë, thonë mësuesit. Mirëpo, shoaqata e mësuesve ende nuk ka nevojë për veprim.
Deri më 5 qershor, myslimanët heqin dorë nga ushimi dhe pija, nga agimi deri në perëndim të diellit. Edhe pse vetëm adoleshentët nga mosha e pubertetit inkurajohen të agjërojnë, në shumë vende edhe fëmijët marrin pjesë. Kështu për shembull, në shkollën fillore Laubegg në Winterthur ku përqindja e fëmijëve myslimanë është „mjaft e lartë“, siç deklaron mësuesja Arlinda Dauti për revistën e shoqatës së mësuesve në Cyrih, ZLV.

„Në klasën time të gjashtë të fundit, unë kam vënë re se mxënësit e klasës e motivojnë njëri-tjetrin për agjërim“. Kjo ka sjell në konstatimin se edhe fëmijët jomyslimanë në fund të heqin dorë nga ushimi dhe pija, informon Shtegu.com. Si rezultat, shumë fëmijë shpesh kanë qenë shumë të lodhur gjatë pasdites. „Edhe në edukatën fizike, më duhej të kisha kujdes për fëmijët, sepse ata nuk ishin aq efikas si zakonisht“, thotë mësuesja Arlinda për revistën në fjalë, përcjell Shtegu.com.

Franziska Peterhans, sekretare qendrore e shoqatës së mësuesve zviceranë, konfirmon se agjërimi mund të jetë gjithashtu një çështje për nxënësit jomyslimanë. „Nëse kjo është për shkak të paraqitjes, ose për shkak se janë në pyetje përcaktimet e familjes, që të fitojnë në ndikim tek moshatarët: Kjo është e gjitha rrugës nga fëmijëria për në moshën të rritur“. Presioni grupor gjithnjë është diskutuar nga personeli i mësimdhënësve, për të gjetur një rrugëzgjidhje.

Edhe Peterhans tashmë ka dëgjuar se edhe nxënësit jomyslimanë iu bashkohen në agjërim. Prindërit duhet të kontaktojnë mësuesin, nëse e ndjejnë se fëmija i tyre vuan nga presioni i bashkëmoshatarëve. Në fund të fundit, agjërimi ka ndikim të madh në mësimet e shkollës. Tolerimet e sekuencave të mësimit të tërë si noti, sporti apo kampimet nuk janë të mundshme për studentët që agjërojnë gjatë Ramazanit. „Arsimimi i detyrueshëm ka përparësi mbi rregullat fetare“.
Beat W. Zemp, kryetar i shoqatës së mësuesve thotë se, sikurse edhe në temat tjera të veshjes apo përdorimit të telefonit celular që e bëjnë nga presioni grupor, veprimi mund të realizohet edhe në temën e „agjërimit në Ramazan“. Por kjo do të shkaktonte problem vetëm nëse nxënësit që nuk agjërojnë, ngacmohen. Nëse nxënësit duan të agjërojnë për arsye fetare, kjo do të ishte në përputhje me Kushtetutën Federale. Por nuk ka tolerime të veçantë.

Për Muris Begoviç, përkujdesës fetar dhe sekretar i Shoqatës së organizatave islame në Cyrih (VIOZ), presioni grupor, që po vërehet në mesin e fëmijëve, është problematik. „Sidomos fëmijët nga familjet në të cilat agjërimi nuk praktikohet, natyrisht, ndjehen nën presion nga shokët dhe kanë tendencë nganjëherë ta teprojnë me agjërim“, thotë Begoviç.

Për shkak se këta fëmijë nga shtëpia nuk janë të përgatitur për Ramazanin, ata mentalisht nuk janë të fortë, tha Begoviç. „Agjërimi të bën të uritur“. Megjithatë, shumica e familjeve myslimane përdorën një qasje të arsyeshme për Ramazanin. „Motivi i tyre për të agjëruar mund të gjendet gjetiu“.

 

* Shkrimi është përshtatur nga një artikull i gazetës „20 Minuten„, prandaj përgjegjësinë e përmbajtjes e mban autori i shkrimit