Ky është kardiologu që infarktin e zemrës e zbulon për kohë rekorde

Date:

18:48:58                    2019-05-20

 

 

Për çdo vit, mijëra njerëz në Zvicër përjetojnë nga një atak në zemër. Diagnoza e këtij çrregullimi qarkullues kërcënues për jetën, zgjat disa orë. Por, vetëm deri tani.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, në Zvicër në vitin 2016, 14,792 persona kanë pësuar një atak në zemër. Të prekur ishin 9757 burra dhe 5035 gra. Raphael Twerenbold, kardiolog në Universitetin e Bazelit, ka zhvilluar një test me të cilin vuajtja nga kjo diagnozë mund të zbulohet për vetëm një orë, në vend të gjashtë orëve të deritanishme.

Për shkak se organi vital nuk furnizohet me gjak aq sa duhet gjatë një sulmi në zemër dhe fillon të vdesë, gjatë zbulimit të diagnozës dhe trajtimit është e vlefshme çdo sekondë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Metoda e Tëerenboldit mundëson zbulimin e sasisë më të vogël të ndonjë substance në gjak të pacientit, të cilët futen në qark kur dobësohen pjesët e muskujve të zemrës.

Për këtë, mjeku nga Bazeli, të enjten më 16 maj, në Cyrih u shpërblye me Çmimin e Fondacionit zviceran të hulumtimit të zemrës. „Testi i shpejtë për neve është një mbështetje e madhe. Falë tij, ne mund të parandalojmë ose të konstatotjmë një sulm në zemër shumë më shpejt se më parë“, thotë ai.

Një orë është kohë e gjatë për një problem akut të tillë mjekësor, por është dukshëm më shpejt se metodat e mëparshme, përcjell Shtegu.com. Sepse vetëm sinjalet elektrike të zemrës dhe përshkrimet e dhimbjes nga pacientët, shpesh nuk janë të mjaftueshme.

Proteini i sekretuar nga indi i muskujve të vdekur të zemrës (troponin), më parë ishte konstatuar për gjashtë orë testimi. Kjo ka qenë një periudhë e gjatë pasigurie për pacientët, mjekët dhe infermierët në dhomat e urgjencës. Por, tani kjo duhet të përfundojë.

Kritikët fillimisht dyshuan se metoda e re është e besueshme. Megjithatë, në një studim me 4368 pacientë, Twerenbold ishte në gjendje të konstatonte ndryshe.
„Studimi në shkallë të gjerë i Raphael Tëerenboldit e ka hequr dyshimin dhe do të na ndihmojë mëtutje për të përmirësuar zbulimin e diagnozës së sulmit në zemër“, thotë Thomas Lüscher, kryetar i omisionit të Fondacionit zviceran të hulumtimit të zemrës.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"