Nëse din – bëje !!!

Date:

19:46:06                 2016-11-30

 

 

 

 

Ekonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut. Qëllim në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka. Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit, Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re dhe mjaftë mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-së, në qershor të vitit 2009 është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë të fuqishëm ekonomiko-financiar si BERZH, Organizata botërore e Tregtisë OBT etj, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë kosovare për Ekonomi.

 

 

 

 
Duke i pasur parasysh këto rrethana shpresëdhënëse dhe përvojës së tij të madhe, ekonomisti i njohur kosovar dhe njëherit gazetar me përvojë dyzetvjeçare në shtypin kosovar, Ibrahim Rexhepi, në faqen e tij në Facebook ka postuar një shkrm me të cilin shpreson se do të ndikojë në përmirësimin ekonomik të Kosovës dhe zvogëlimin e shkallës së papunësisë në vend. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

 

 

 

 

„Nëse din, bëje !
Në ditën e parë të shkurtit 2017 bëhen plot 40 vjet prej kur jam në gazetari. Dyzet vjet prej kur jam marrë me zhvillimet vetëm në rrafshin ekonomik. Kam raportuar gati nga secila ndërmarrje e vendit, kam kritikuar e më shpesh kam dhënë vërejtje, kritika e sugjerime. Këtë relacion e kam mbajtur edhe me të gjitha qeveritë e Kosovës.
Tani ka ardhur momenti kur më është dashur t’i them vetes: Nëse vërtetë din, atëherë bëje ! Bëje për të mirën e vendit dhe të popullit.
Kam vlerësuar se vendi më i përshtatshëm ta bëjë atë që e dijë është Aleanca Kosova e Re dhe programi i saj që bazohet në zhvillimin ekonomik e punësim.
Besoj se kjo mund të arrihet me vullnetin dhe angazhimet që kam, si edhe me përkrahjen e presidentit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.“

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...