Dëmtohen varrezat myslimane në Zvicër

Date:

130697-cUiCeF65flaU8nwNxaXLEQ
Gjatë ditës së diel, në lagjen Montoie të Lozanës në Zvicër, janë dëmtuar varrezat e myslimanëve
Kryqe të vizatuar, lule të dëmtuara, gurëtë përmbysur. Gjatë të dielës janë dëmtuar dhjetëra varreza të myslimanëve në Lozanë të Zvicrës. „Autorët i kanë dëmtuar vetëm varrezat myslimane“, ka raportuar një lexues për të përditshmen zvicerane „20 Minutes“. Policia e Lozanës ka konfirmuar se autorët i kanë dëmtuar varrezat të cilat kanë qenë të shënuara me shkronja arabe. Ndaj këtij veprimi i cili vlerësohet si shkelje e paqes së të vdekurve, është hapur një kallëzim penal dhe hetimet kanë filluar menjëherë. Kryetari i Unionit të shoqatave myslimane, Pascal Gemperli ka shfaqur zemërimin dhe pakuptueshmërinë e tij ndaj këtij akti „i cili nuk i lë të qetë edhe të vdekurit“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...