Policia gjermane burgos një verimaqedonas, gjashtë i kthen mbrapa

74 Lexime

16:34:31                     2019-06-25

 

 

Policia federale gjermane ka ndaluar një furgon të vogël në autostradën B174, me të cilin disa shtetas mverimaqedonas po përpiqeshin të futeshin në vend, në mënyrë të paligjshme.

Siç njoftoi të hënën policia federale gjermane, automjeti i llojit Jumper Citroën mbrëmjen e së dielës ishte duke qarkulluar në rrethinën Reitzenhain të Marienbergut.

Zyrtarët e policisë federale në Chemnitz, e ndaluan furgonin me autotarga të Bullgarisë në B174 dhe e kontrolluan. Pasagjerët: Shtatë verimaqedonas.
„Në pyetjet për destinacionin dhe qëlllimin e tyre, pasagjerët dhanë deklarata kontradiktore dhe nuk kishin fonde të mjaftueshme për të qëndruar disa ditë në Gjermani“, tha një zëdhënës i policisë federale, informon Shtegu.com.

Kur zyrtarët e kontrolluan më detajisht furgonin, ata hasën në parashtresë për punë dhe rroba pune.

„Kjo e ngurtësoi dyshimin se personat po kërkonin një qëndrim më afatgjatë në Gjermani“.

Megjithatë, asnjë nga personat e kontrolluar nuk ka mundur të identifikohet me një vizë përkatëse. Prandaqj, ndaj tyre u realizua në hetim paraprak. Gjatë të hënës, gjashtë verimaqedonasit janë kthyer në Republikën Çeke.

Vetëm njëri pasagjer (31), i cili kishte qëndruar më parë në territorin federal, mund të „qëndrojë pak më gjatë“. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij, u konstatua se ai është dashur të dëbohet në mars 2018, pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim për arrestim nga Prokuroria e Hagenit.

Për shkak të një plaçkitje me armë zjarri, ai do të duhet të vuaj dënimin e mbetur prej 52 ditësh. Me këtë rast, ai është dërguar në burgun në Zwickau.