Bruksel: Plagoset rëndë një kosovar

Date:

23:17:31              2016-08-21

 

 

 

 

 

Mbrëmjen e së shtunës, në Bulevardin „Emile Bockstael“ në Laeken të Brukselit, janë dëgjuar të shtëna armësh, me ç`rast një person ka marrë plagë të rënda. Sipas burimeve të „Shtegu.com“, bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i cili është transportuar në spital, në një gjendje kritike. Për momentin, policia nuk ka arrestuar asnjë person.

 

 

 
Shkaqet dhe rrethanat e rastit ende nuk dihen, ndërsa të shtënat janë dëgjuar rreth orës 23.30, ka deklaruar prokurori shtetëror.

 

 

 

„Në këtë periudhë, qendra e emergjencës ka pranuar disa thirrje pas të shtënave me armë zjarri në Bulevardin `Emile Bockstael`“, ka precizuar zëdhënsja e Prokurorisë Ine Van Wymersch. „Vozitësi i një veture është qëlluar nga disa plumba, ndërsa supozohet se autori ka vepruar individualisht. Shërbimet e ndihmës së shpejtë e kanë dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij ende është kritike për jetën. Policia belge është duke punuar në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...