Bota vazhdon të mahnitet me burrneshat shqiptare
Shkurtan Hasanpapaj
20:46:12 2016-08-23
Shkurte Hasanpapaj ishte vetëm 16-vjeçare kur është dashur të vendoste vellon e nusërisë. Duke dashur t`ia ruajë nderin familjes së saj në një fshat të largët të Shqipërisë Veriore, ajo është dashur ta kundërshtojë martesën, duke u shndërruar në një burrë.
Përpara më të moshuarve të fshatit, ajo u betua se do të jetojë beqare, pa u martuar ndonjëherë dhe të heqë dorë nga fëmijët. Jeta e Hasanpapajt u ndryshua nga dita në ditë. Papritmas, ajo u barazua me burrat e shoqërisë patriarkale dhe u bë i zoti i shtëpisë.
Që atëherë, kanë kaluar pothuajse 70 vite, ndërsa Hasanpapaj jeton ende si burrë. Flokët e shkurta e të thinjura i ka mbuluar me një kapelë, ndërsa na lutet që t`ia shqiptojmë formën mashkullore të emrit. „Të gjithë ata që më duan, më thërrasin Shkurtan, ndërsa ata të cilët duan të më fyejnë, më thërrasin Shkurta“, rrëfen Hasanpapaj për „RP Online“, njofton „Shtegu.com“.
Në kohën e sundimit të Enver Hoxhës, Hasanpapaj ka qenë kryetar i degës së Partisë komuniste, duke udhëhequr brigadën prej 50 fermerëve. „Isha shumë e ashpër“, i përkujton momentet. Aktualisht, Hsanpapaj jeton në një bujtinë në qytetin e Shkodrës.
Zonjat si Hasanpapaj, në Shqipëri quhen „virgjinesha“, virgjëresha të përbetuara. Fenomeni i grave të cilat jetojnë si burrat, në Shqipëri ka një traditë të gjatë, por aktualisht ka vetëm disa nga to.
Shkurtan Hasapapaj me motrën e tij binjake
Koncepti i „virgjineshave“ niset nga një kodeks i mesjetës. Me këtë rast, gratë mund të jetojnë si burra, po që se nuk ka më mashkull në shtëpi, që ajo të bëhet i zoti i shtëpisë. Por, ekziston edhe mënyra paqësore, për ta evituar martesën e padëshiruar.
Virgjëreshat guxojnë të punojnë, të pinë duhan e raki, të mbajnë pantallona dhe të sjellin vendime familjare, gjëra të cilat femrave nga Shqipëria Veriore u janë mohuar kohë të gjatë. Fenomeni i virgjëreshave nuk ka asgjë të bëjë me homoseksualitetin, spjegon antrpologia britanike Antonia Young, e cila ka shkruar një libër për virgjëreshta e përbetuara.
„Si virgjëreshë, nuk guxon ta shërbeshë ushqimin kokulur“, pohon Diana Rakipi, e cila është nga rrethi i Tropojës, në veri të Shqipërisë, ndërsa aktualisht jeton në bregdetin e Durrësit. Gjashtëdhjetëedyvjeçarja mbanë një kravatë dhe një kapelë ushtarake, duke pirë duhan, ndërsa drejtori i portit të Durrësit ate e quan „Boss“.
Betimi i saj për të jetuar si burrë, ka qenë një akt që e ka lehtësuar, sqaron Rakipi, pasi alternativa tjetër do të ishte një jetë e nënshtruar dhe pa asnjë perspektivë, me punë të rënda shtëpiake dhe e varur. „Ishte shumë vështirë për një grua që të sjellë vendime në jetë. Të jesh e lirë, ishte tabu“, ka vazhduar Rakipi. Në jetën e saj si burrë, ajo ka qenë ushtar dhe i mësonte rekrutët se si të përdoret kallashnikovi. Më vonë, ajo u aktivizua edhe në polici.
„Në komunizëm isha e njohur vetëm si burrë, duke lënë anësh partneritetin, seksin dhe fëmijët“, deklaron Rakipi. Por për këtë, ajo nuk ka keqardhje: „Është njësoj për mua. Unë e dua natyrën dhe diellin. Çfarë dashurie mund të jetë më e madhe se kjo“; përfundon Diana Rakipi.