Dënohen diplomatët irakienë që kontrabanduan 600 mijë pako cigare nga Kosova

Date:

20:57:33                2016-08-21

 

 

 

 

Diplomatët shijojnë privilegje të mëdha, në mesin e të cilëve edhe importin pa doganë të artikujve, për nevoja personale. Por, dy irakienë të punësuar në Ambasadën e OKB-së në Gjenevë, si duket e kanë tepruar me tolerancën ndaj tyre, duke sjellë me vete 600.000 pako cigare, të importuara nga Kosova për tregun e zi në Francë.

 

 

 
Në Gjenevë është zbuluar rasti i kontrabandës më të madhe me cigare. Dy irakienë të punësuar në përfaqësinë e OKB-së në Gjenevë, gjatë tre viteve kanë kontrabanduar masovisht cigare, duke iu shmangur tatimeve doganore në vlerë prej rreth 2,4 milionë frangave zvicerane, shkruan „SonntagsZeitung“, njofton „Shtegu.com“. Malli i kontrabanduar është shitur në tregun e zi në Francën Veri-Perëndimore.

 

 

 
Sipas të dyshuarve, cigaret i kanë marrë nga një firmë e Gjermanisë Veriore, e cila ka qenë e specializuar për furnizim të tregtisë së lirë (Duty-Free) nëpër ambasada. Për t`i evituar tatimet doganore, diplomatët irakienë e kanë shfrytëzuar një formular me të cilin kanë dëshmuar se cigaret do t`i përdorin për nevoja personale.

 

 

 
Me të hollat e fituara nga tregu i zi, diplomatët kanë shfrytëzuar mundësinë që të bëjnë një jetë më luksoze. Njëri nga të dyshuarit ka blerë një veturë të llojit „BMW“ si dhe një apartament të shtrenjtë në rrethinën e Gjenevës.

 

 

 
Edhe pse vepra e tyre është vjetëruar, ata janë dënuar me një shumë të hollash prej 170.000, gjegjësisht 120.000 franga.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...