Bashkatdhetari nga Shkupi me restorantin idilik „Jägerheim“ në Zvicër

Date:

Sikurse shumica e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, edhe Enver Neziri në pamundësi për të vazhduar shkollimin e lartë për shkak të kushteve të rënda ekonomike, u detyrua të largohej nga vendlindja, nga fshati Llokë i Shkupit, në vitin 1993, në moshën 19-vjeçare

Ishte njëri nga shtatë vëllezërit e motrat, për të cilët në Maqedoninë e Veriut nuk shihej ndonjë perspektivë e ndritshme, prandaj ai vendosi që të largohej nga vendlindja duke u vendosur fillimisht në Austri e më pas në Kantonin e Bernës, më saktësisht në Komunën e Belpit. është kjo një komunë e njohur dhe shumë e rëndësishme në Zvgicër, në të cilën shumica e burrështetasve botërorë aterrojnë në aeroportin e saj që është vendosur në fushëgropën e Belpit.

Mu këtu, Enveri e filloi karrierën e tij si gastronom duke punuar për shumë vite në restorantin „Jägerheim“ që gjendet pranë brigjeve të lumit Aare, në një ambient të mrekullueshëm me dy ujdhesa të vogla, i përshtatshëm për adhururesit e natyrës, pasi aty mund të realizohet një hiking i mrekullueshëm me panoramë fantastike dhe ajër të pastër. Aty ai krijoi një përvojë të madhe si kuzhinier, që më vonë do t`i shërbente si bazë e fortë për një perspektivë të madhe në fushën e gastronomisë.

Pas shumë viteve punë të palodhur dhe të mundimshme, në vitin 2024, Enveri vendosi ta blejë këtë restorant familjar që për dekada të tëra ishte përkujdesur për një ambient rustik me pjata të kafshëve të egra (sidomos të kaprojve) dhe peshk të freskët dhe verëra nga Italia, Zvicra, Franca dhe Argjentina.

Me një fokus të vazhdueshëm në cilësi dhe rajonalitet, Jägerheimi është bërë një vend takimi popullor për dashamirësit e kuzhinës tradicionale zvicerane.

Aty mund të gjenden pjata të shijshme gjatë gjithë vitit në mjedisin idilik rural të rezervatit natyror Belp.

Për dashamirësit e specialiteteve të gjahut ose peshkut, restoranti ofron një përzgjedhje të shkëlqyer verërash të ndryshme.

Kapaciteti i restorantin që përfshim rreth 12 mijë metra katrorë hapësirë, në brendësi është i planifikuar për 96 persona, ndërsa jshtë mund të shërbehen rreth 270 persona.
Një vend ideal familjar për të soditur nastyrën e mrekullueshme dhe jetën idilike zvicerane.

 

Adresa

Jägerheimweg 285,

3123 Belp

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

„Magjistari“ shqiptar zbret nga qelia e tij duke përdorur çarçafë – është arratisja e tij e katërt nga burgu

Një arratisje kinematografike nga burgu: Grabitësi T.T. është arratisur...

Banda shqiptare që shkaktoi dëm prej miliona eurosh në pranga: fundi i gjuetisë së madhe të traktorëve

Një bandë e specializuar shënjestroi pajisje të shtrenjta bujqësore,...

Zvicra nuk ka probleme rreth deportimit të kriminelëve nga Ballkani

Që nga viti 2016, kriminelëve të huaj u është...

Sulmuesi shqiptar i Sionit, Rilind Nivokazi po shkëlqen në Superligën zvicerane

Rilind Nivokazi është një ndryshim rrënjësor për FC Sionin....