Barazia e parandalon dhunën – Ti nuk je vetëm

Date:

Barazia e parandalon dhunën – Nuk je vetëm.

Dhuna nuk është zgjidhje. Nëse je viktimë e dhunës, ka shërbime falas dhe konfidenciale që të mbështesin. Informohu dhe vepro sot – ndihma është pranë teje.

1) AI BËRTET. TI HESHT.

Askush nuk duhet të ketë frikë në një marrëdhënie. Kur dikush bërtet për të ushtruar presion dhe tjetri hesht për të shmangur problemet, kjo është po ashtu një formë dhune. Nëse ndien se nuk mund të flasësh lirshëm apo të shprehësh mendimin tënd, është e rëndësishme të kërkosh ndihmë.

2) AI E DI SE KU JE. GJITHMONË.

Të kontrollosh vazhdimisht se ku ndodhet tjetri nuk është shenjë dashurie, por një formë mbikëqyrjeje. Një marrëdhënie duhet të bazohet në besim, jo në kontroll. Nëse ke përshtypjen se po të ndjekin ose po të mbikëqyrin, mos hezito të flasësh dhe të kërkosh ndihmë.

3) MJAFTOHET NJË SHIKIM. DHE TI HESHT.

Heshtja nga frika nuk është normale. Kur një shikim mjafton për të bërë dikë të heshtë, kjo tregon një raport të pabarabartë pushteti që e pengon personin të shprehet dhe e ushqen frikën. Edhe pa britma apo ofendime, një nënçmim i tillë është formë dhune.

4) TI THUA JO. AI DËGJON PO.

Një “Jo” duhet të respektohet gjithmonë, në çdo situatë. Këmbëngulja, detyrimi apo injorimi i refuzimit nuk janë të pranueshme. Pëlqimi i detyruar nuk është pëlqim. Ai duhet të jetë i qartë, i lirë dhe pa presion.

5) KUFIJT E TIJ VLEJNË. TË TUTË JO.

Kur në një marrëdhënie merren parasysh vetëm nevojat e një personi dhe tjetri duhet gjithmonë të përshtatet, kjo është shenjë pabarazie. Me kohë, besimi zhduket dhe harrohet fakti se nevojat e tua janë po aq të rëndësishme.

6) SHAKATË BËHEN NË KURRIZ TËND. GJITHMONË.

Shakatë në kurriz të dikujt, edhe kur duken të padëmshme, janë një formë dhune kur prekin gjithmonë të njëjtin person, e nënçmojnë apo e turpërojnë. Askush nuk e meriton të përqeshet, as në publik e as në shtëpi.


Ndihmë dhe mbështetje

Linke të drejtpërdrejta për shërbimet e ndihmës nga faqja zyrtare:

Qendra ndihme për viktimat: https://www.opferhilfe-schweiz.ch/de/

Këshillim online: https://www.violencequefaire.ch/

Strehëza për gra dhe burra: https://www.opferhilfe-schweiz.ch/fr/was-ist-opferhilfe/protection/

Flyer në gjuhën shqipe:https://www.ohne-gewalt.ch/download/ebg_website_flyer_albanisch_c1187dd1c6.pdf

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...