Ballafaqimi „shqiptar“ i mundshëm në Francë 2016

51 Lexime

Gjatë pjesëmarrjes së parë në Kampionatin Europian në Futboll „Franca 2016“, në Kombëtaren e Shqipërisë mund të aktivizohen dhjetë lojtarë të cilët ose kanë një pasaportë zvicerane, ose kanë qenë me orientim zviceran në një periudhë të caktuar. Të gjithë këta mund të ballfaqohen me Kombëtaren zvicerane.

 

 

Komuniteti shqiptar në Zvicër, pas kualifikimit të suksesshëm të Kombëtares shqiptare në KE 2016, natën e shndërroi në ditë, anembanë Zvicrës. Biletën e udhëtimit për në Francë, shqiptarët e siguruan të dielën pas fitores 3:0 ndaj Armensë. Për vendin nga Ballkani, kjo është kualifikimi i parë për një turne të madh, në historinë e tij, shkruan „Blick“, transmeton „Shtegu.com“.

 
Duke iu falënderuar rrethanave sportive, bile ekziston mundësia që në KE 2016 të vie deri në një ballafaqim „zviceran“, pasi në ekipin shqiptar janë dhjetë lojtarë të cilët ose kanë një pasaportë zvicerane, ose kanë qenë me orientim zviceran në një periudhë të caktuar.
Në këtë rreth bëjnë pjesë Shkelzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji (të gjithë nga FC Bazeli), Berat Xhimshiti (FCZ), Migjen Basha (Luzern), Amir Abrashi (Freiburg), Arlind Ajeti (pa angazhim, ish lojtar i FCB) dhe Ermir Lenjani (ish futbollist i St.Gallen). Këtyre duhet shtuar edhe Burim Kukelin dhe Armando Sadikun, lojtarë të FCZ.

 
Për tu bërë euforia edhe më speciale, mund të ndodhë që të luhet ndeshja në mes dy vëllezërve: Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka. Në ekipin zviceran gjithashtu do të aktivizohen edhe lojtarë me prejardhje shqiptare siç janë: Xhaka, Shaqiri apo Behrami.
Shaqiri tashmë u kishte uruar shqiptarëve përmes Twitterit: „Komplimente“, Taulanti kishte postuar një foto të vëllait me grusht të ngritur dhe lot gëzimi. Mbetet e paqartë se si janë të ndara simpatitë në shtëpinë e Xhakajve po që se vie deri te ndeshja në mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Hedhja e shortit për KE 2016 do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti.

 
Një pjesë e konsiderueshme e lexuesve të „Blick.ch“ (55 për qind e tyre) e kanë përshëndetur një ballafaqim eventuel në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës. Gjatë gjashtë ndeshjeve të deritanishme në mes këtyre vendeve, Zvicra ende nuk e ka shijuar kundërmimin e humbjes, pasi pesë ndeshje i ka fituar, ndërsa vetëm një ka përfunduar pa fitues.