Arrestohet shqiptari në Zvicër që festoi me kallashnikov

45 Lexime

E përditshmja zvicerane „20 Minuten“ shkruan se pas ndeshjes kualifikuese të Shqipërisë ndaj Armenisë, shqiptarët e kanë festuar fitoren në Cyrih të Zvicrës, duke dashur të provokojnë tifozët serbë. Gjatë kësaj, një tifoz 26-vjeçar shqiptar është parë me një kallashnikov.

Mbrëmjen e hershme të së dielës, dhjetëra shqiptarë janë takuar në „Friesstrasse“ në qarkun 11 të Cyrihut, për të festuar fitoren historike të Shqipërisë kundër Armenisë, me zhurmë të madhe. Sapo ata ishin drejtuar nga një lokal i një tifozi serb, policia zvicerane ka intervenuar duke parandaluar një takim të dy grupeve rivale. Rreth orës 19.40, në polici kishte arritur një informatë se në Oerlikon ishte vërejtur një veturë, në të cilën përpos valëvitjes së një flamuri shqiptar, ishte parë edhe një kallashnikov. Policia ka arritur ta ndalojë vetutrën në fjalë, duke konfiskuar armën e cila nuk ka qenë me mbushur, e gjithahstu në veturë nuk është gjetur municion. Pronari i saj është denoncuar në Prokurorinë e Cyrihut dhe ndaj tij do të merren masa përkatëse. (Shtegu.com)