Ëndrra shqiptare e futbollit e vonuar dy mijë vjet

44 Lexime

Përgaditi:Mehmet Latifi/INA

(Le të dihet se dalmatët e kanë zbuluar topin dhe futbollin e konfirmon edhe FIFA)

Fitorjja e kombëtares së Shqipërisë në Erevan të Armenisë dhe kualifikimi për Kampionatin Europian Francë 2016, mbase për shumicën në botën e futbollit është sensacion dhe befasi, ndërsa për ne shqiptarët është një ëndërr e vonuar gati 2.000 vjet!

Për shumë njerëz është kjo sensaciin i llojit të vet, por dalngadalë do të zbërthejmë këtë mister, duke sqaruar se si paraardhësit e shqiptarëve, fisi ilir,  dalmatët kanë luajtur futboll që para gati 2.000 vjetëve.

Nga Federata botërore e futbollit FIFA, që më 1969 është konfirmuar dhe është dëshmuar se pushtuesit romak dhe vendasit dalmat e knë përdorur topin në lojërat e tyre në krahinën e Dalmacisë duke konkretizuar edhe rrethinën e qytetit Sinj, ku është zbuluar pllaka me portretin e “Voglushit me top” (Gaj Laberije),  duke pohuar se ky zbulim ka rëndësi të madhe për tërë botën e futbollit.

Dalmatët, fisi ilir në Dalmaci, e kanë shpikur dhe zbuluar topin e futbollit, siç dëshmohet, që në kohërat antike dhe ndër të tjera ata  kanë zhvillar ndeshje-gara  me pushtuesit romak, që në kohën e sundimit të mbretit Dioklecijan, – Gaj Aurelije Valerije Dioklecijan (lat. Gaius Aurelius Valerius Diocletianus),  (Salona, 22. Dhjetor 245 – 3 dhjetor  316) që ka qënë perandor romak në periudhën e viteve 284-303.
Dalmatët, fisi ilir në Dalmaci, e kanë shpikur dhe zbuluar topin e futbollit, që në kohërat antike dhe kanë zhvilluar ndeshje-gara me pushtuesit romak, që në kohën e sundimit të mbretit Dioklecijan.

Këtë më së miri e dëshmon edhe stela-guri i varrit të djaloshit 7 vjeçar Gaj Laberie me top në dorë, që është gjetur-zbuluar në fshatin Gardun, afër qytezës Tril në Dalmaci, që edhe FIFA e njeh si fakt historik të dëshmisë.

Kështu, tradicionalisht çdo vjet, gjatë manifestimit kulturor-historik “Ditët e Dioklecijanit” që mbahen në dekadën e tretë të muajit gusht në Split, në organizim të Shoqatës sportive “Gaz” nga Trili, lojtarët dalmat këmbëzbathur dhe pushtuesit romak më sandale, 20 minuta do ta shtynë topin sikur në kohërat antike, ndërsa refer do të jetë vetë mbreti Dioklecijan.

Përkrah Dioklecijanit, me veshje antike romake-toga, do të qëndrojë ulur mbretëresha (bashkëshortja e tij) Priska, e cila kujdeset për financat sepse të gjitha paratë e Dioklecijanit janë në duart e sajë.

Dioklecijani ka deklaruar se është mbret romak, mirëpo dihet se cila anë (cili ekip) ate e tërheq më shumë. Zakonisht pas takimit ndërmjet dalmatëve vendas dhe pushtuesve romak, “Ai” është ankuar se e ka pas të vështirë të referojë, sepse centurionët romak, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra, shpesh kanë intervenuar me forcë dhe me dhunë duke i larguar lojtarët dalmat nga tereni. Rregullat antike lejojnë edhe lojën me dorë, që është mundësi plotësuese që “kundërshtarët” e dalmatëve shpesh ti vënë në përdorim këto gjymtyrë. Ka edhe zënka e rrahje, ka edhe lëndime, por ka intervenime edhe të ushtrisë romake. Lojtarët e lënduar, që nuk kanë fuqi ta vazhdojnë takimin ose që ta braktisin terenin vet, ata i largojnë me tezgë ose karrocë, dhe i hedhin në det.

Fituesit, vetë Diokleciani ua dorëzon replikën (kopjen e stelës së djaloshit me top), nga varri romak të fshatit Gardun afër Trilit, ku është gjetur stela-pllaka e varrit me portretin e fëmijës shtatëvjeçar Gaj Laberie, që mban në dorë topin.

Topi ka qenë i përbërë nga 28 copëza gjashtëkëndëshe, dhe sipas të gjitha gjasave ka qenë i qepur prej lëkure. Ky top, është shumë i ngjashëm topit të sotëm, ndaj dhe Federata Botërore e Futbollit- FIFA, në vitin 1969, e ka pranuar si monument dhe kujtim të lojës së futbollit në botë.

Dioklecijani tradicionalisht shprehet i kënaqur me ndeshjen që megjithatë kalon pa “lëndime” të rënda, në takimin ku marrin pjesë 10 dalmat, 10 romak dhe 23 ushtar romak dhe centurion.

Misteri 2.000 vjeçar

Misteri gati  2.000 vjeçar i gurit të varrit të 7-vjeçarit Gaj Laberije, i cili tasjmë një shekull e gjysëm është ndërtuar në shtëpinë  familjare të Roman Perkoviqit në qytetin Sinj, mund të ndryshojë perceptimin dhe mendimin se futbollin e sotëm e kanë zbuluar anglezët, kinezët, japonezët apo grekët…

Monumenti për të cilin kanë shkruar shumë herë mediat eshkruara, që për fat të mirë apo të keq, baorët e Sinjit dhe Lidhja futbollistike e Kroacisë këtë e kanë harruar ( a thua rastësisht apo qëllimisht…?!), ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit Sinj. Është poashtu apsurd që edhe mediumet e huaja  të kenë shkruar apo hulumtuar më gjërësisht për këtë monument, por gazeta “Sllobodna Dalmacija” gjatë vitit 2006, ka bërë një hulumtim më të thellsishëm  dhe më të detajuar  rreth asaj së çfar fshihet pas monumentit të djaloshit të vdekur i cili në dorën e djathtë mban një send të rrumbullakët – topin. Gjatë hulumtimit, kanë arritur të depërtojnë deri në dokumentet në Ministrinë e kulturës, Drejtorinë e mbrojtjes së monumenteve dhe trashigimisë së kulturës, në të cilin ai send i rrumbullakët është TOPI. Në dokumentin e lëshuar me kërkesë të Klubit të futbollit “Tril”,që kakërkua që këtë kjo përmendore të arkëtohet në dokumentet e klubit, sepse bëhet fjalë për figurën dhe fytyrën e djaloshit-futbollist, që do të thoshte se Ministria pa kurrfar përmbajtje përfundimisht do të pranonte se bëhet fjalë pikërisht për futbollistin. Në të njëjtin document shkruan edhe se përmendorja-monumenti është gjetur në lokalitetin arkeologjik në Gardun afër Trilit.

Konfirmimi akademik

“Sido që të jet, ky është definitivisht top i formuar si rrjetë e heksagonëve dhe vëfrtetë është i ngjashëm me topin e sotëm të futbollit. Eskpertët vlerësojnë se këta heksagone nuk janë gdhendur më vonë. Përmendorja daton nga shekulli i parë i epokës tonë.  Të theksoj se unë jamë marrë më shumë me përmendoren se sa me topin, por gjithësesi  është kjo një stelë (gur varri) varri e veçantë.  Nuk jemi në dijeni se me çfarë rregullash të rinjjë e kanë shqelmuar topin, por kjo përmendore tregon një tregim vërtetë të pazakonshëm. Sipas të gjitha gjasave, babai i djaloshit 7 vjeçar, i cili e ka dashur topin dhe lojën me top të lëkurës ose prej leckave e të mbushur me lesh ose materiale tjera të ngjashme, ka kërkuar që në gurin e varrit të djalit të tij të vendohet topi, që “fëmija i tij të luaj top edhe në botën e amshueshme”- është shprehur Akademiku Nenad Cambi, duke u lënë mundësi të tjerëve të spekulojnë me ate se kush i pari e ka zbuluar topin dhe kashtuar: “ Përmendore të ngjashme janë zbuluar edhe në Italinë jugore, ndaj dhe duhet qënë mjaft i kujdesshëm në paraqitjen e konkluzioneve”.

Banorët e qytetit Sinj, kur i pyesin se çfar paraqet kjo përmendore, ky gurë varri, pothuajse nuk kanë ditur se sit ë përgjigjen. Disa nga ata janë shprehur se djaloshi në përmendore mban  në dorën e vet një bilë (sferë). Mirëpo, kjo sipas vlerësimeve të arkeologëve, fare nuk ka të bëjë me bilën(sferën), sepse në të shifen qartë vijat e gdhendura të heksagonëve dhe me pamjen e vet na përkujton me rekvizitin kryesor të futbollitbtë sotëm-topit.

Sipas disa interpretimeve të parët kanë luajtur futboll të rinjtë efisit ilir dalmatët dhe pastaj këtë lojë e kanë përvetësuar edhe ushtarët e pushtuesve romak-legionarët, dhe pas tyre edhe legionarët e tjerë që janë mahnitur me këtë lojë, e cila po sipas interpretimeve të mëvonshme të sinjanëve (banorëve të Sinjit) është zgjëruar në tërë botën, por këtë pohim shkenca akoma nuk ka frritur ta mbështesë plotësisht.

Autorsia mbi topin dhe futbollin

Gjithë ky tregim për futbollistin e vogël nga Sinji tingëllon pak si gjë e pabesueshme, mirëpo pas asaj që është bërë, pasi i tërë dokumentacioni i është dërguar FIFA-së, kjo organizatë prestigjioze dhe kfryesore e futbollit në botë, e ka pranuar autorsinë mbi topin e futbollit.

Në Gazetën Zyrtare të FIFA-së, “FIFA NEWS”, në numrin 71, të vitit 1969, zbulimin arkeologjik të arkeologut amator Bepo Britviq i ka kushtuar faqen kryesore të gazetës me titull “ Arkeologjiadhe futbolli”. FIFA pohon se zbulimi në Sinj është informacion i rëndësishëm dhe futbollin. Mes tjerash shkruan se arkeologu Britviq nga Sinji, njëzet vjet ka hulumtuar dhe studjuar këtë përmendore të djaloshit që mban në dorë topin, dhe FIFA natyrisht duke mbështetur teorinë e Bepo Britviqit, thekson se topi nga përmendorja e djaloshit me top  ka gjashtëkëndëshe (heksagone) posikur edhe fotbolli i sotëm.

FIFA ka pohuar poashtu se një artikull i zgjëruar për këtë është botuar edhe në gazetën sportive të  ish Jugosllavisë “Sport” , ndërsa 130 vjet më përpara, me këtë përmendore është marrë arkeologu gjerman Momsem. FIFA konkluzon se përmendorja në Sinj është dëshmi se dalmatët dhe romakët në Krahinën e Sinjit e kanë përdorur topin në lojërat e veta dhe sugjerojnë që zbulimi i Bepo Britviqit ka rëndësi të madhe për botën e futbollit.

Banorët e Sinjit  e kanë bërë replikën (kopjen) e përmendores

Përmendorja e Gaj Laberies gjatë kohë intrigon të rinjtë e qytetit Sinj, të cilët përpiqen që këtë përmendore ta paraqesin si raritet botëror.

“I kemi të gjitha: dokumentacionin, qëndrimin e profesionistëve të futbollit, të FIFA-së, por sipas të gjitha gjasave disa nuk na mirëkuptojnë. Ne kemi sensacionin botërr dhe në fund nuk kemi asgjë, sepse njerzit nuk shohin ate që e kemi para hundës dhe që është ndëruar plot 150 vjet në një shtëpi”-është shprehur Dean Poljak, një skulptor autodidact nga fshati Gllavicë që ndodhet afër Sinjit, të cilin kjo përmendore aq shumë e ka intriguer dhe nxitur sa që në një shkëmb –pllakë të madhe guri të gjetur në shkrepat e Zagorës, e ka gdhendur replikën-kopjen e “voglushit me top” .

“Kam dëshiruar që tu zgjoj kurreshtjen njerzve ndaj peshës së këtij tregimi ndaj dhe i jam rrekur kësaj pune të rëndë e të vështirë. Dëshiroj që njerzit ta dinë se çfar paraqet Gaj Laberie, për të cilin më shumë është shkruar në shtypin e jashtëm se sa shtypin e vendit. Dëshiroj që pasi të bëhet kjo publike, banorët e Sinjit dhe vizitorët e mysafirët por edhe kalimtarët e rastit të mos kalojnë ashtu heshtazi përskaj këtij monumenti-përmendore, duke mos ditur se çfar paraqet Gaj laberie i yni”- është shprehur Poljak, i cili dëshiron që me replikën e vet ta njoftojë Lidhjen futbollistike të Kroacisë, FIFA-në dhe institucionet tjera shtetërore por edhe presidentin e shtetit.

Kush e zbuloi djaloshin metop?

Josip Bepo Britviq (1917.-1982.), banor i Sinjit, i cili i pari ka tentuar ta zbërthejë tregimin mbi “topin e Sinjit”, dhe duke faleminderuar atij ky tregim – kjo histori ka depërtua në botë. Josip Bepo Britviq ka qënë person i dashuruar në arkeologji dhe në futboll duke qënë edhe punëtor volonter në klubin futbollistik “Junak” të Sinjit. Ai me përkushtim ka mbledhur dhe grumbulluar të dhëna dhe dëshmi për teorinë e vet  se futbolli për herë të parë është luajtur në Krahinën e Cetrinës-në Sinj. Mediumet kanë shkruar se kinezët e kanë zbuluar futbollin, por Josip Bepo Britviq, ua kundërshton me argumente këtë pohim, duke thënë se ata merren me legjenda, ndërsa aid he Sinj kanë dëshmi. Kreu i Federatës botëror të futbollit FIFA, Josip Bepo Britviqit, pasi u aka dërguar dokumentacionin, i ka ofruar edhe ndihmë financiare për vazhdimin e gjurmimeve, hulumtimeve dhe studimeve  për këtë. Artikullin nga gazeta Zyrtare e FIFA-së e kanë transmetuar mediat më prestigjioze botërore duke theksuar se zbulimi i Josip Bepo Britviqit ofron njohuri të reja mbi historinë e futbollit..

Ministria e kulturës së Kroacisë: Ky është topi i futbollit

“Ne në MInistrinë e kulturës konsiderojmëse ky është topi i futbollit, ndërsa banorët e Sinjit dhe Lidhja futbollistike e Kroacisë këtë të dhënë me siguri duhet ta përdorin më mirë, aq më tepër kur edhe FIFA në buletinin e vet zyrtar në vitin 1969 e pranon përmendoren e djaloshit me top  si vlerë të madhe. Nuk dëshirojmë të lëshohemi në interpretime të ndryshme, por,  në pajtim me mendimet e ekspefrtëve të tjerë e në krye të tyre edhe të Akademikut Cvite Fiskoviqit, ky është top. Në këtë nuk ka fare dyshime ka deklaruar drejtori i Degës së konservimeve në Split Joshko Belamariq, duke shtuar se përmendorja e Sinjit është i rëndësisë së klasit të parë për trashigiminë e përmendoreve të Kroacisë.

Ky është vogëlushi ynë!

Guri i varrit të Gaj Laberie tashmë 150vjet qëndron i ndërtuar në shtëpinë e Romano Perkoviqit në Sinj. Por, as vetë Perkoviqët nuk janë në dijeni të plotë se si ka mbërritur kjo pllakë – ky gur varri nga Trili në Sinj.

“Stërgjyshi im Marin Perkoviqi e kablerë këtë shtëpi nga vëllezërit Buljan më 1870. Nukjemi në dijeni se si ka arritur kjo pllakë këtu, por ne kemi jetuar bashkë me te. Kjo nuk është përmendore sidoqoftë, pork y është “vogëlushi ynë”. Po të vinte sot ndokush e të na ofronte sasi të mëdha të parave, asesi nuk do ta shesim. Muzeu i Krahinës së CEtinës disa herë ka tentuar ta bleje këtë përmendore por nuk kemi pranuar” ka thënë Romano Perkoviq.

KOnsiderojmë se qyteti i Sinjit duhet valorizuar dhe shfrytëzuar më mirë këtë përmendore, duke bërë suvenire të ndryshme, duke treguar njerzve këtë atraktivitet që është atraktivitet i vërtetë-kanë shtuar 96 vjeçari Romano Perkoviq dhene bija Helena, të cilët poashtu besojnë se djaloshi në dorë mban topin, sepse për ta ky gjithmonë ka qënë “vogëlushi me top”. /INA/