Babai vret tre fëmijët, bashkëshorten dhe vetveten

Date:

Në një banesë në Lille të Francës, policia ka zbuluar pesë kufoma. Babai ka lënë një letër lamtumirëse. Ai e ka argumentuar krimin me vështirësi financiare.

 

Gjatë një drame familiare, në Lille të Francës janë vrarë pesë persona, bëjnë të ditur mediet franceze, njofton „Shtegu.com“. Mbrëmjen e të mërkurës, forcat e rendit kanë zbuluar kufomat e një çifiti bashkëshortor, si dhe të tre fëmijëve të tyre.

Hetimet e para kanë dëshmuar se babai kishte lënë një letër lamtumirëse në banesën e tij në lagjen Haubourdin, në të cilën ai e ka argumentuar krimin ndaj gruas dhe fëmijëve me vështirësitë financiare.

Gruaja 40-vjeçare, një vajzë dhjetëvjeçare dhe dy fëmijë të moshës, njëri katër-vjeçare e tjetri gjashtëmuajsh, janë gjetur të mbuluar me batanije në shtretërit e tyre. Hetuesit janë të mendimit se ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, datë kjo të cilën e mban letra lamtumirëse.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Të ardhurat mesatare të një familjeje në Zvicër arrijnë në 7.209 franga në muaj

Rritja e të ardhurave mbetet pothuajse e papërfillshme, ndërsa...

URAPRESS.CH – URA MES ATDHEUT DHE DIASPORËS!

Në botën e sotme të informacionit, ku çdo zhvillim...

Kulla Restaurant në Grenchen – shija e traditës shqiptare në zemër të Zvicrës

Në qytetin e Grenchenit, në kantonin e Solothurnit, Kulla...