Avdijaj golashënues i dyfishtë në festivalin e golave

88 Lexime

Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj ka shënuar dy gola në ndeshjen kundër ekipit të Wiener Neustadt, ndeshje kjo e cila përfundoi me barazim 4:4. Ishte një ndeshje e hapur dhe përplot me gola, ndërsa sulmuesi kosovar Donis Avdijaj shënoi dy gola në minutën 51 dhe 88. Në këtë mënyrë, ekipi i Sturmit e ndërpreu serinë e katër fitoreve të njëpasnjëshme duke u radhitur në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Avdijaj deri më tani ka shënuar pesë gola në kampionatin austriak.