Artan Aliu kampion

Date:

Artan Aliu, anëtar i klubit të kick boksit “Golden Team” nga Ohri është shpallur kampion i Maqedonisë në kategorinë deri 63 kg në stilin loë kick, në turneun e organizuar nga Federata e Kick Boksit në Maqedoni, i cili u zhvillua në Shkup, gjatë kësaj fundjave.

Në kampionat kanë marrë pjesë 200 garues, ndërsa 16-vjeçari Aliu ka zënë vendin e parë.

“Jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur në Shkup. Falënderoj trajnerin tim Guladiun Hasan, i cili nuk sakrifikon asgjë që unë të jem i përgatur në çdo garë”, deklaron për “Lajm”, Aliu, i cili deri tani ka shënuar 30 fitore, një barazim dhe dy humbje.

Aliu thotë se ka një ëndërr dhe ajo është që një ditë të nderohet me titullin kampion bote.

“Qëllimi im në karrierë është të gëzoj babain tim, i cili më financon në stërvitje dhe gara në mënyrë që unë arrijë sa më shumë suksese. Shpresoj se një ditë do t’ia kthej me titullin kampion bote, që është ëndërr e imja”, thekson Aliu, i cili në krah mbanë tatuazh shqiponjën dykrenare, e cila e motivon edhe më shumë në gara.

Aliun me 10 qershor e prêt turneu ndërkombëtar në BeH në të cilin do të marrin pjesë rreth 500 garues nga Ballkani. Ai shpreson se nga kjo garë do të kthehet së paku me një medalje./lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...