Austri: Sqarohen disa aksione të grupit që plaçkiti 1,4 milionë euro
13:01:58 2016-04-28
Policia austriake e Salcburgut, në bashkëpunim me kolegët e tyre ndërkombëtarë, i ka dhënë një grusht të fortë bandës plaçkitëse ngë Kosova dhe Maqedonia. Plaçkitësit akuzohen se kanë kryer rreth 90 plaçkitje me një dëm prej 1,4 milionë euro. Që nga muaji dhjetor, kosovari i dyshuar 26-vjeçar kryesor tashmë gjendet në burg.
Hetuesit e kishin përcjellë të dyshuarin që nga viti 2012, kur kishte shpëtuar nga policia, ndërsa ishte arrestuar bashkëshortja e tij. Gjatë kontrollit të banesës, tek ta ishte gjetur mall i plaçkitur, stoli dhe orë me vlerë.
Tre vite më vonë, një arrestim në Slloveni kishte ndihmuar në gjurmët e kosovarit. Një grua e arrestuar në mars të vitit të kaluar, i kishte pranuar plaçkitjet në Austri dhe Gjermani, të cilat i kishte kryer së bashku edhe me dy kosovarë të tjerë. Me këtë rast, ishin kryer edhe shumë arrestime, por ai kryesori ende ishte në liri.
Por, në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një plaçkitje në Salcburg, arrestohet edhe kosovari i shumëkërkuar. Një kalimtar rasti e kishte informuar policinë se dy persona kanë qenë duke e ngarkuar në furgon një arkë të vjedhur. Policia arritë ta arrestojë kosovarin 27-vjeçar, ndërsa tjetri arratiset.
Atij tashmë i vihen në barrë së paku 90 plaçkitje, gjysmat prej të cilave i ka kryer në Salcburg me rrethinë. Me këtë rast, është shkaktuar një dëm prej 1,4 milionë euro shkruan „Heute“, njofton „Shtegu.com“.