Shqiptari nga Maqedonia helmon skifterët me pëllumba, 4 mijë franga dënim ?! (VIDEO)
06:48:06 2016-04-28
Një person është dashur të përgjigjet para Gjykatës, pasi dyshohet se i ka lëshuar pëllumbat e lyer me helm në ajër, për t`i mbytur skifterët. Është ky një rast që i jep një pasqyrë të dyshimtë përkujdesësve të pëllumbave.
Videoja e publikuar ka shkaktuar tronditje të rëndë: Një skifter me një pëllumb në kthetra, fluturon deri te një oxhak në rrugën „Josefstrasse“ në Cyrih. Ai fillon ta hajë pëllumbin, por pas disa minutave ngordhë. Pasi pranverën e kaluar kishin ndodhur dy raste të ngjashme, Shoqata zvicerane për mbrojtjen e shpezëve (SVS) e ka publikuar videon e lartpërmendur të incizuar në vitin 2011. Me këtë rast, SVS-ja ka premtuar një dhuratë prej dhjetë mijë frangave zvicerane, për ate i cili jep informata lidhur ma autorin e mundshëm.
Tashmë, për herë të parë është arrestuar një autor i dyshuar dhe bëhet fjalë për një zviceran 42-vjeçar me prejardhje nga trojet shqiptare të Maqedonisë, i cili në muajin gusht të vitit të kaluar, me një „pëllumb kamikaz“ kishte vrarë një skifter. Tre ditë më vonë, ai arrestohet dhe mbahet për 42 ditë në paraburgim. Ai do të duhet të përgjigjet para Gjykatës së rrethit në Dielsdorf, ndërsa ende nuk dihet termini i saktë. Nga aktakuza të cilën e posedon e përditshmja zvicerane „NZZ“ dhe të cilën e përcjellë „Shtegu.com“, mund të shihet qartë se si urrejtësi i skifterëve e ka realizuar veprën: Përkujdesësi i pëllumbave, i cili është rritur në një qytet të populluar kryesisht me shqiptarë në Maqedoni, në Serbi kishte blerë substancën toksike „Carbofuran“. Helmin e ndaluar nervor në tërë BE dhe në Zvicër, ai e kishte sjellë ilegalisht. Gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, ai zgjodhi njërin nga 200 pëllumbat e vet, të cilët i mbanë në një hapësirë të vogël dhe johigjienike, duke e lyer ate në pjesën e qafës me helmin e lartpërmendur. Më pas, ai e lëshoi pëllumbin që të fluturojë në ajër dhe e ka penguar që të kthehet tek ai.
Qëllimi i tij ka qenë që ndonjë skifter apo ndonjë shpend tjetër grabitqar të ushqehet me te dhe të ngordhë nga helmi. Pëllumbin e zë një gjeraqinë dhe fillon ta hajë, por më vonë, ajo ngordhë. Me „pëllumbin kamikaz“, shqiptari jo vetëm që ka rrezikuar lloje të ndryshme të shpezëve e kafshëve, por edhe njerëzit. Posaqërisht, helmi në fjalë llogaritet si shumë i rrezikshëm për fëmijët, po që se bien në kontakt me te.
Shqiptari e ka pranuar akuzën, ndërsa prokuroja ka propozuar një dënim me burg me kusht prej njëmbëdhjetë muajsh, si dhe dënim në të holla prej 4.000 frangash zvicerane.