Astronauti sjellë numrin e gabuar: „Alo, a është aty planeti Tokë“?!

Date:

Ai kishte dashur të thërrasë vetëm në shtëpinë e tij dhe t`ia urojë familjes së tij Krishtlindjet. Por, astronauti britanik, Tim Peake si duket ka sjellë një numër të gabuar. Pasi e vëren gabimin, ai e pyet një grua të huaj e të çuditshme për te, nga ana tjetër e telefonit: „Alo, a është aty planeti Tokë?“ Astronauti 43-vjeçar personalisht e kishte bërë publik gabimin: „Do të doja që personalisht t`i kërkoj falje zonjës, tek e cila sapo kam cingërruar“, ka shkruar astronauti në rrjetin social Twitter. „Nuk ka qenë thirrje tallëse, por vetëm një thirrje e gabuar“. Peake është britaniku i parë në bordin e Stacioni hapësinor ndërkombëtar të ISS. Në gjithësi ai ka startuar nga mesi i muajit dhjetor dhe do të qëndrojë gjashtë muaj në ISS, shkruajnë mediet angleze, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...