Tronditet Shkupi, arkivoli me njeriun e vdekur bie në mes të bulevardit

Date:

16:19:26      2015-12-25

Kryeqendra e Maqedonisë është tronditur nga një incident i jashtzakonshëm, shkruan Zhurnal. Bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur të enjten në orët e pasdites në Shkup, kur një pacient që kishte vdekur në një spital në Shkup është transportuar me furgon deri tek adresa e familjarëve të tij, të cilët më pas e kanë planifikuar varrimin e tij.

Mirëpo gjatë transportit nga furgoni i specializuar, për një çast ka rënë arkivoli në mes të rrugës. Ndryshe gjatë transportit arkivoli në të cilën është gjendur trupi i pajetë ka rënë në mes të rrugës dhe ka bllokuar bulevardin “Aradhat partizane”, 3 km në largësi nga qendra e Shkupit. Vozitësit menjëherë nga rënia e arkivolit vozitësit e automjeteve janë friksuar aq shumë sa që menjëherë kanë ndërprerë lëvizjet e tyre.

Dëshmitarët okularë të cilët kanë ndodhur në vendin e ngjarjes janë shokuar nga pamja trishtuese, madje disa fëmijë kanë filluar të bërtasin dhe të kapin flokët se mos vallë njeriu i vdekur mund të dalë nga arkivoli. Vozitësi i furgonit ka dalur që ta marrë arkivolin dhe ta vendosë në furgon, me qëllim për ta transportuar në adresën e familjarëve të të vdekurit.

Zhurnal ka siguruar një fotografi ekskluzive e cila dëshmon rënien e arkivolit i cili brenda ka pasur pacient të vdekur. Zhurnal deri më tani nuk arritur të identifikon familjarët e pacientit të vdekur dhe firmën e cila e ka transportuar arkivolin. (Zhurnal)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...