Nepal 8 milionë njerëz të prekur nga tërmeti

Date:

Kombet e Bashkuara thonë se 8 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti i 25 prillit në Nepal, nga i cili humbën jetën afro 4,400 njerëz, ndërsa 1.4 milionë banorë aktualisht kanë nevojë për ndihma ushqimore.

Koordinatori i OKB-së në Katmandu, Jamie McGoldrick, tha sot në një konferencë për shtyp se 2 milionë e njerëzve të prekur, janë nga 11 rrethet më së shumti të goditura nga tërmeti.

Nga ana tjetër, helikopterët kanë fluturuar afër epiqendrës së tërmetit, në territoret e largëta, duke i bartur të plagosurit nëpër spitale dhe duke dërguar ndihma emergjente te fshatarët, që janë izoluar nga vërshimet.

India dhe Kina ishin ndër kontribuesit e parë ndërkombëtarë në mbështetje të përpjekjeve për ndihma në Nepal, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë shtesë prej 9 milionë dollarëve për Nepalin. Kështu, ndihma amerikane arriti në 10 milionë dollarë. Lajm

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...