Në Çair hapet “gropa e Xhehnemit”, në Aerodrom ndërtohet “Parku i Xhenetit” (Foto/Video)

Date:

19:27:48             2016-05-13

 

 

 

 

Deri sa në komunat maqedonase si ajo e Aerodromit ku u paralajmërua se së shpejti do të ndërtohet   “Parku i Parajsës – Xhenetit” me investim nga ELEM ku zv drejtor është “patrioti i madh” Fatmir Limani, në komunat shqiptare si ajo e Çairit hapen gropa të ferrit – “Xhehnemit”.

Në këtë gropë të Xhehenemit dje ra një kamion i mbushur tulla me ç`rast shumë qytetarë kanë filluar të shajnë kryetarin e komunës së Çairit duke ia treguar anën tjetër të parajsës që do të ndërtohet në komunën e Aerodromit.

Ndryshe “Parku i Parajsës”  dë të kushtojë plotë 15 milionë Euro  dhe do të jetë gati gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa do të përfshijë një sipërfaqe prej 10 hektarëve në afërsi të lumit Vardar, bulevardit “Serbia”, dhe bulevardit “Asnom”. Në këtë park do të ketë kafshë të ndryshme, si majmunë, kaproj, fazanë, drerë.

Po ashtu në këtë park do të ketë një liqen artificial me shumë ura të ndryshme, do të ketë restorant në formë të anijes. Autorikëtij projekti është Zharko Çaushevski i cili është edhe autor i pjesës më të madhe të përmendoreve të projektit monoetnik, “Shkupi 2014”. (LAJM)

 

 

 

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...