Arrestohet kosovari në Portin e Durrësit, kontrabandonte 3090 paketa me cigare

Date:

Policia ka vënë në pranga një kosovar në Portin e Durrësit që tentoi të kontrabandonte paketa cigaresh me autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari.

Gjatë kontrollit në autobusin që 32-vjeçari me iniciale Q.S., po drejtonte u gjetën të fshehura në brendësi të autobusit 309 steka me paketa cigare të llojeve të ndryshme të padeklaruara nga ana e tij.

“Gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari, me drejtues shtetasin Q.S., kanë konstatuar të fshehura në brendësi të autobusit steka me paketa cigare të llojeve të ndryshme të pa deklaruara nga ana e drejtuesit të autobusit,”-tha policia.

Brenda autobusit ishin fshehur 309 steka me paketa cigare të markave të ndryshme (3090 paketa), kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

32-vjeçari, banues në Gostivar, u arrestua për veprat penale “Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme. /KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...