Ambasadorja amerikane në hapjen e xhamisë së re në Bernë

Date:

teaserbreitgross

Në Shtëpinë e religjioneve në Bernë të Zvicrës, të dielën edhe zyrtarisht u bë hapja e xhamisë së re, në frymë festive. Edhe kësaj radhe, ajo u vizitua kryesisht nga burra, me prejardhje nga Kosova dhe Maqedonia. Në këtë manifestim, ishin të pranishëm edhe shumë mysafirë, siç ishin Gerda Hauck, kryetare shumëvjeçare e Shoqatës „Shtëpia e religjioneve – Dialog i kulturave“, e cila projektin e kishte udhëhequr në mënyrë paqësore, por me vështirësi të mëdha, apo Regula Mader e cila kishte dhënë angazimin e saj të madh për një fundament të majmë të këtij lloji të kulturave të ndryshëm. Nuk mungoi edhe këshilltarja „e gjelbër“ zvicerane Franziska Teuscher, e cila këtë ditë e vlerësoi si kundërpërgjigje e votimit për ndalimin e ndërtimit të minareve të xhamive të vitit 2009. Ajo i shpalosi kujtimet e së kaluarës kur i kishte parë besimtarët myslimanë duke u lutur në një bodrum të errët. Qendra e re islame tashmë është e ndritshme, e madhe, e zbukuruar me shkronja arabe dhe stoli të ndryshme kolorite. Papritmas, edhe një zonjë e rrallë ishte paraqitur në ftesën që ia kishte bërë xhamia. Ishte kjo ambasadorja amerikane në Bernë, Suzan LeVine. Sikur edhe të tjerët, edhe ajo e kishte pranuar një ftesë për të qenë e pranishme dhe projekti i kishte pëlqyer aq shumë sa që këtë diversitet vlerash të kulturave të ndryshme kishte dashur ta shohë me sytë e saj. Shoqatat islamike nga Maqedonia dhe Kosova shprehën fjalë mikpritëse për të gjithë të pranishmit, ndërsa më pas, fjalën e mori edhe „mikpritësi“ i xhamisë, imami Mustafa Memeti, i cili nuk e ka shprehi të lexojë fjalimin e tij nga letra e shkruar. Ai vjen nga Lugina e Preshevës dhe nga një gazetë zvicerane ishte zgjedhur si „zvicerani i vitit“. Sipas tij, „Një religjion duhet të pasqyrojë gëzimin, paqen dhe harmoninë midis njerëzve“. Pas përfundimit të manifestimit qendror, ambasadorja amerikane u trajtua si një yll i vërtetë, duke ju mundësuar të pranishmëve që të fotografoheshin me te. Mysafirët u pritën edhe me ushqime të ndryshme të përgatitura vullnetarisht nga anëtarë të xhamisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...