Ambasadorët e rinj të Karadakut të tretët në turneun e Bosnjës
KF”Fortuna 2009” e cila nga ne mori epitetin e ambasadorit të Karadakut, gjat fundjavës së shkuar (13 dhe 14.06.15) mori pjesë në turneun “Respect Cup 2015” që u zhvillua në Kalesija të Bosnjës. Shpresat e futbollit që vijnë nga zona e Karadakut duke u nisur nga Hasanbegu, Haraçina, Inxhikova, Straçinca e Matejçi për dy ditë gara treguan se posedojnë cilësi për tu përballur me kundërshtarë edhe më të fortë se ata që I kanë në Maqedoni. Gjenerata e futbollistëve të lindur në vitin 2003, garat në grupe I kaloi pa humbje, në ¼ e finales nuk pati problem pasi kundërshtari e dorëzoi ndeshjen. Në 1.2 e finales u përballën me Drina (Zvornik) dhe pësoi disfatë 1:0, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë shënoi fitore 3:2. Nga çmimet individuale futbollistëve “Fortuna 2009”, iu takuan edhe ajo e futbollistit më të mirë (Mehmed Bafqari) dhe golashënuesit (Sali Aliu). Gjenerata e futbollistëve të lindur në vitin 2004, luajti deri në ¼ e finales ku u mposht në penallti 3:2 nga organizatori Respect. Megjithatë edhe këtu “Fortuna 2009” nuk mbeti pa ra në sy me paraqitjet e veta, pasi këtu e pati futbollistin më të ri të turneun Zejd Arifi (2006), i cili u bë edhe golashënuesi më i ri në historinë 6 vjecare të turneut. Arifi në ditën e shënimit të golit kishte vetëm 8 vjet e 1 ditë.
“Ishte kjo një përvojë e madhe për futbollistët tanë. Këtu u përballëm me ekipet më të mira boshnjake, serbe dhe kroate. Futbollistët tanë ishin ambasadorë të vërtetë të trevave tona. Këta në cdo hap ndjekeshin nga banorët lokal dhe uroheshin për lojën e treguar. Thjeshtë futbollistët tanë dukeshin sikurse yje të mëdha të futbollit e jo fëmijë të moshës 12 e 11 vjecare. Ne jemi krenar për paraqitjen tonë.”
Ndryshe në turneun e gjashtë me radhë, morën pjesë 65 ekipe nga qytete të ndryshme të shteteve të dala nga ish jugosllavia, ndërsa Fortuna 2009 ishte e vetmja skuadër shqiptare që mori pjesë në një nga turnetë më cilësor të këtyre trojeve.