Ahmeti: Mjaftojnë BDI dhe PDSH, skemi nevojë për parti të reja

Date:

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për më shumë se dy parti politike.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë sesa dy parti politike, sepse këtu votohet mbi baza etnike dhe paraqitja e shumë partive në proceset zgjedhore bën ndarjen e votës së shqiptarëve dhe në një proces të tillë elektoral ne mund të humbim katër deri në gjashtë mandate në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Sa më shumë parti shqiptare që garojnë në zgjedhje parlamentare, aq më pak deputetë shqiptarë zgjidhen në Kuvend”, deklaroi Ahmeti në një intervistë për gazetën e Epoka e Re.

Ai ka theksuar se gjatë bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike shqiptarët kanë qenë shumë unik.

“Në Maqedoni, me rastin e këtyre negociatave, shqiptarët kanë qenë shumë unikë. Kemi qenë shumë afër njëri-tjetrit në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta të dy partive më të mëdha shqiptare. Nuk ka pasur asnjë kontradiktë dhe kemi treguar përballë të tjerëve unitet mendimi dhe veprimi. Prandaj, në çaste të rëndësishme shqiptarët janë bashkë për realizimin e qëllimeve të tyre”, theksoi Ahmeti, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, Për qëllime madhore sigurisht se ky unitet do të vazhdojë.

“Për qëllime madhore sigurisht se ky unitet do të vazhdojë, por dallimet mbesin edhe më tutje në mes të dy partive shqiptare sepse, po të kishte mendime të njëjta, atëherë nuk do të kishte nevojë të ekzistonin dy parti politike për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve në Maqedoni”, është shprehur lideri i BDI-së.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...