Shaqiri merr karton të kuq nga Zvicra për selfie

Date:

Ylli shqiptar i futbollit zviceran, Xherdan Shaqiri është përkujdesur që të krijojë reagime të pakëndshme me një autoincizim me celularin e tij. Nga tifozët e tij ai pranoi njëzet mijë pëlqime, por nga Organizata zvicerane „RoadCross Schweiz“ e cila angazhohet për viktimat në komunikacion, ai ka marrë një karton të kuq.

 

 

Yllit njëzetekatërvjeçar, Xherdan Shaqiri nuk u hamendë shumë për të publikuar në instagram një vidoe dhjetësekondëshe që e kishte incizuar personalisht duke drejtuar veturën. Në rrjetet sociale atë e përcollën rreth 840.000 përkrahës nga e gjithë bota, informon „Schweiz am Sonntag“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Në prapaskenë të klipit mund të dëgjohet rap muzikë, ndërsa Shaqiri bën grimasa duke shikuar rregullisht në kamerën e celularit, të cilin e mban në dorën e djathtë. Një herë ai e bën edhe shenjën e paqes me dorën e majtë. „Reagojmë me moskuptim për videon e zotëri Shaqirit“, ka deklaruar zëdhënësja e RoadCross, Patrizia Koller për „Schweiz am Sonntag“. „Gjatë vozitjes, të dy duart duhet të qëndrojnë mbi timon dhe shikimi të jetë në rrugë“. Në parim, gjithnjë vlen: „Në timon larg celulari“.

 

 

Mënjanimi i shikimit nga rruga, shpeshëherë është shkaku kryesor për fatkeqësi në komunikacion dhe gjatë vitit 2014 ka qenë shkaktar i më tepër se një mijë aksidenteve me lëndime të rënda trupore. Për këtë, shkrimi dhe leximi i mesazheve, telefonimi me celular në vesh, si dhe përdorimi i kamerës duhet të shmangen, këshillon Koller.

 

 

Shaqiri menjëherë ka reaguar ndaj kritikës, duke e larguar menjëherë nga instagrami videon e postuar. Deri më tani, Shaqiri asnjëherë nuk ka qenë i dënuar për përdorim të palejuar të telefonit gjatë vozitjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...