A e parkon edhe në Suedi para hyrjes ?!

Date:

Bashkatdhetari që është me pushime në Pejë, për disa ditë me radhë po e parkon veturën para hyrjes së një ndërtese në Lagjen “Puhovci”.

Meqë kjo po u pengon banorëve të qarkullojnë të lirë, ata kanë vendosur t’ia lënë porosi në xhamin e veturës Ford.

“Mirë se ke ardhur”, shkruhet fillimisht, duke i dëshiruar pushim të këndshëm. Por, po ashtu i kërkohet që të sillet mirë në Pejë e të mos e parkojë kerrin në shkallë, transmeton Telegrafi.

Në mesazhin tjetër, i shkruar po ashtu nga një banor i mllefosur, gjuha është “pak” më e ashpër.

“A e parkon edhe në Suedi para hyrjes”, shkruan në mesazh, ku i kujtohet se për këtë parkim mund t’ja gërvishtin veturën. /Telegrafi/

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Të ardhurat mesatare të një familjeje në Zvicër arrijnë në 7.209 franga në muaj

Rritja e të ardhurave mbetet pothuajse e papërfillshme, ndërsa...

URAPRESS.CH – URA MES ATDHEUT DHE DIASPORËS!

Në botën e sotme të informacionit, ku çdo zhvillim...

Kulla Restaurant në Grenchen – shija e traditës shqiptare në zemër të Zvicrës

Në qytetin e Grenchenit, në kantonin e Solothurnit, Kulla...