A e keni ditur historinë e ekipit kilian të futbollit CD Palestino ?!

47 Lexime

18:26:30                2019-05-19

 

 

Klubi Deportivo Palestino është një klub kilian i futbollit nga kryeqyteti Santiago. Klubi, i cili deri më sot ka qenë kampion i dyfishtë i futbollit kilian, aktualisht luan në Primera División dhe ndeshjet e tij i luan në Estadio Municipal de La Cisterna, i cili ka 12,000 vende.

Klubi Deportivo Palestino u themelua më 20 gusht 1920 nga emigrantët që erdhën nga Palestina. Për herë të parë në një garë, klubi mori pjesë në një turne në Osorno. Në vitet në vijim, CD Palestino nuk u shfaq në gara të mëdha. Në vitin 1953 arriti për herë të parë ngritjen në Primera División, ligën më të lartë të futbollit kilian. Vetëm dy vite më vonë, CD Palestino fitoi kampionatin e tij të parë kombëtar, kur në vendin e parë të Primera División ishte dhjetë pikë përpara ekipit Unión Española, informon Shtegu.com.

Menjëherë në stinorin e parë në kampionatin kilian, ekipi kishte zënë vendin e dytë, menjëherë pas kampionit të shumëfishtë kilian, Colo Colo. Në përgjithësi, CD Palestino tre herë e kishte zënë vendin e dytë në Primera División, ndërsa vetëm edhe një herë në historinë e tij e kishte fituar titullin kampion i Kilit.
Në sezonin 1978 u bë kampion me katër pikë më shumë se CD Cobreloa. Me këtë titull, CD Palestino u kualifikua për herë të dytë me radhë për Copa Libertadores, garën më të rëndësishme për ekipet e klubeve në Amerikën e Jugut. Në turneun e vitit 1979, klubi u kualifikua në fazën e dytë të grupit, ku dështoi në një grup me Club Olimpia nga kryeqyteti i Paraguajit, Asunción dhe FC Guarani nga Brazili. Arritja e fazës së dytë të grupit në Copa Libertadores 1979, mbetet suksesi më i madh i CD Palestino në nivel ndërkombëtar, informon Shtegu.com. Që atëherë, suksesi i klubit ishte i kufizuar, ata disa herë ranë në Primera División B nga dhe ngjiteshin shumë shpejt në shpejt në Primera División. Aktualisht, CD Palestino luan në Primera División, ku në sezonin e kaluar (2018) përfundoi i trembëdhjeti.

Në këtë sezon, ekipi është duke luajtur pak më mirë dhe aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me 18 pikë të tubuara. Ndeshjene fundit që e zhvilloi të premten e kalaur, e fitoi bindshëm me rezultat 3:0 kundër Cobresal.