Lot gëzimi tek të majtët: Nuk ka reduktim të asistencës sociale
17:01:35 2019-05-19
Në Kantonin e Bernës, asistenca sociale nuk do të reduktohet. Të dielën, votuesit hodhën poshtë një ndryshim në ligj me 52.6 për qind. Rishqyrtimi do të kishte bërë të mundur uljen e kërkesave bazë sipas udhëzimeve të SKOS (Konferenca zvicerane për asistencë sociale).
Në këtë mënyrë, Kantoni i Bernës vazhdon të jetë në përputhje me standardet kombëtare të SKOS, shkruan „Der Bund„, përcjell Shtegu.com. Propozimi i diskutueshëm i propozimit të Bernës u hodh poshtë çuditërisht me 158’378 për „Jo“ kundrejt 142’757 për „Po“. Pjesëmarrja në votime ishte 42.3 për qind.
Por me 56 për qind Jo, popullata e Bernës hodhi poshtë një propozim popullor më të gjerë nga qarqet e krahut të majtë dhe ato kishtarë, si dhe shoqatat profesionale. Jo vetëm që ata kanë dashur t`u përmbahen udhëzimeve të SKOS-it, por gjithashtu duan të prezantojnë shërbime plotësuese për personat e moshës mbi 55-vjeçare. Propozimi popullor u refuzua me 164,927 kunderjt 129,336 votave.
Refuzimi i propozimit të reduktimit është një befasi e madhe në Kantonin e dominuar borgjez të Bernës. Megjithatë, në zonat rurale kishte edhe rezerva lidhur me rishqyrtimin e Ligjit „antisocial“.
Amendimi i Ligjit të asistencës sociale u bazua në një propozim paraprak të SVP-së, i paraqitur në Parlamenti Kantonal në vitin 2013, i cili kërkonte një reduktim të kërkesave themelore prej dhjetë për qind. Modeli tani i refuzuar parashikonte në mënyrë specifike një reduktim të nevojave bazë prej tetë për qind për të gjithë pranuesit.
Për të rriturit e rinj dhe azilkërkuesit të pranuar përkohësisht, nevojat themelore do të ishin reduktuar në 15 për qind më pak asistencë. Me një reduktim prej deri në 30 për qind është dashur të pritej, për ata të cilët nuk kërkojnë punë aq sa duhet ose ka mungesë të aftësive gjuhësore. (Shtegu.com)