Moderatori i njohur gjerman në „gjah“ pas kulturës shqiptare në Ballkan

62 Lexime

12:52:14                2019-05-20

 

Moderatori gjerman Thomas Böttcher (53) është parë në aeroportin e Leipzig: Përmes Frankfurtit ai do të shkojë për katër ditë në Shqipëri. Por, Böttcher nuk shkon për pushime! Ai është nën organizim të MDR-së për revistën „Voss & Ekipi“.

Böttcher po realizon flluturimin! Prezantuesi dhe ylli i skenës Thomas Böttcher (53) tani po udhëton si një testues udhëtimi për MDR, shkruan „TAG24“, përcjell Shtegu.com.

„Dua të testoj nëse mund të kaloni një pushim të mirë në Shqipëri, duke kontrolluar strehimin, ushqimin, plazhin dhe kulturën. Do të hulumtoj nëse rajoni është familjar e mikpritës dhe nëse të rinjtë mund të argëtohen atje“, thotë Böttcher.

Në fillim të qershorit ai do të fluturojë për në Maqedoni, Bosnjë dhe Slloveni. „Të katër vendet janë relativisht të panjohura si destinacione pushimi. As unë, e as dy kameramanët nuk kemi qenë kurrë atje“, thotë Böttcher.

Rezultatet e hulumtimit të tij në vend do të mund të shihen çdo të enjte (20:15) „Voss & Team“, informon Shtegu.com. „Në katër episode do t`i prezantoj vendet, në episodin e pestë do të nxjerr një përfundim“. Punë e këndshme!