A do të ecë më në fund vogëlushja nga Maqedonia ?!

Date:

Tashmë dy javë, në Wels të Asutrisë është huazuar një vendstrehim i ri për refugjatë, pa njohurit paraprake të autoriteteve përkatëse, ndërsa zemërimi i komunës së qytetit është i madh. Në te do të sillen 30 azilkërkues nga Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera.

Gazetarët austriakë e kanë vizituar këtë institucion dhe janë takuar me dy familje shqiptarësh, të cilat kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

Zijavere Gagica me bashkëshortin kishte ardhur në Austri përmes kufirirt serbo-hungarez në këmbë. Djali i tyre e mban një bluzë mjekësore: „Ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore“, thotë e mallëngjyer kosovarja.

Një grua tjetër nga Maqedonia, e cila nuk pranon të fotografohet, e gjetëm duke varrë rrobet e lara. Vajza e saj është e ulur në karrocë invalidësh. „Ajo do të operohet, ndërsa ne kemi shpresë se më në fund do të mund të ecë“, deklaron për „Nachrichten.at“, vajza e dytë e saj, e cila në Wels jeton legalisht.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...