Zyra Federale për Barazi të Gruas dhe Burrit (EBG) ka nisur një fushatë parandaluesekundër dhunës në familje, dhunës së seksualizuar dhe dhunës me bazë gjinore.Fushata, që zhvillohet nën patronatin e Ministres Federale Elisabeth Baume-Schneider,mbështetet nga një aleancë e gjerë kantonesh, komunash dhe OJQ-sh.Fjala është për një fushatë që synon të bëjë të dukshme faktin se dhuna në familjeshpesh zhvillohet në mënyrë të heshtur. Ajo fillon me sjellje të vogla, të përsëritura, qëforcojnë pabarazitë e pushtetit dhe dobësojnë respektin. Fushata tërheq gjithashtuvëmendjen se mund të kërkohet ndihmë edhe kur ende nuk është kryer ndonjë vepërpenale. Qëllimi është të veprohet herët dhe të parandalohet dhuna fizike.Barazia e parandalon dhunënSecili prej nesh mund të bëjë diçka kundër dhunës. Kjo mund të bëhet kur nekundërshtojmë të na nënçmojnë, duke reaguar kur shohim të tjerët të ngacmohen dheduke ndërtuar marrëdhënie të bazuara në respekt dhe barazi. Dhuna nuk fillon patjetërme goditje. Ajo fillon ngadalë, me gjeste të përditshme, me komente ose qëndrime fyese që e vënë tjetrin nën presion.Ndonjëherë nuk e vërejmë menjëherë se diçka nuk shkon. Ne përshtatemi, minimizojmësituatën ose heshtim. Por ka shenja që tregojnë se një marrëdhënie është epaekuilibruar, se frika ka filluar të zëvendësojë respektin. T’i njohësh këto shenja ështëhapi i parë drejt veprimit dhe kërkimit të ndihmës.Shembujt e mëposhtëm tregojnë forma të dhunës që shpesh mbeten të padukshme, porqë lëndojnë po aq shumë. Nëse i njeh këto shenja, mos prit. Kërko ndihmë!1) AI BËRTET. TI HESHT.Ai bërtet menjëherë sa herë që nuk jam e një mendimi me të. Prandaj unë hesht.Askush nuk duhet të ketë frikë në një marrëdhënie. Kur dikush bërtet për të ushtruarpresion dhe tjetri hesht për të shmangur problemet, kjo është po ashtu një formë dhune.Nëse ndien se nuk mund të flasësh lirshëm apo të shprehësh mendimin tënd, është erëndësishme të kërkosh ndihmë.2) AI E DI SE KU JE. GJITHMONË.Ai thotë se ngaqë më do, duhet gjithmonë të dijë ku jam dhe me kë jam. Unë ia them,sepse përndryshe zemërohet. Të kontrollosh vazhdimisht se ku ndodhet tjetri nuk është shenjë dashurie, por një formëmbikëqyrjeje. Një marrëdhënie duhet të bazohet në besim, jo në kontroll. Nëse kepërshtypjen se po të ndjekin ose po të mbikëqyrin, mos hezito të flasësh dhe të kërkoshndihmë.3) MJAFTOHET NJË SHIKIM. DHE TI HESHT.Heshtja nga frika nuk është normale. Kur një shikim mjafton për të bërë dike të heshtë,kjo tregon një raport të pabarabartë pushteti që e pengon personin të shprehet dhe eushqen frikën. Edhe pa britma apo ofendime, një nënçmim i tillë është formë dhune.Askush nuk duhet të ndihet i frikësuar nga partneri apo partnerja e tij. Nëse ke frikë ngazemërimi i tjetrit, fol me një qendër këshillimi ose me një person të besuar. Thyerja eheshtjes është vendimtare.4) TI THUA JO. AI DËGJON PO.Një “Jo” duhet të respektohet gjithmonë, në çdo situatë. Këmbëngulja, detyrimi apoinjorimi i refuzimit nuk janë të pranueshme. Pëlqimi i detyruar nuk është pëlqim. Ai duhettë jetë i qartë, i lirë dhe pa presion.Nëse “Jo”-ja jote nuk dëgjohet, dije se nuk je vetëm. Profesionistët janë aty për tëmbështetur me besueshmëri të plotë.5) KUFIJT E TIJ VLEJNË. TË TUTË JO.Kur në një marrëdhënie merren parasysh vetëmgjithmonë të përshtatet, kjo është shenjë pabarazie. Me kohë, besimi zhduket dheharrohet fakti se nevojat e tua janë po aq të rëndësishme.Një marrëdhënie e shëndetshme duhet të sigurojë që të dy partnerët respektohen. Nësevëren se kufijtë e tu po shkelen, është e rëndësishme të flasësh me një person të besuardhe të kërkosh mbështetje.6) SHAKATË BËHEN NË KURRIZ TËND. GJITHMONË.Që prej se jam deklaruar hapur, dëgjoj vazhdoj të dëgjoj komente. Dhe edhe nëse unëreagoj, thotë: “është vetëm shaka”.Shakatë në kurriz të dikujt, edhe kur duken të padëmshme, janë një formë dhune kurprekin gjithmonë të njëjtin person, e nënçmojnë apo e turpërojnë.Askush nuk e meriton të përqeshet, as në publik e as në shtëpi. Ka shërbime që ofrojnëmbështetje me besueshmëri.Ndihmë dhe mbështetje për të gjithëNëse ke përshtypjen se dikush në rrethin tënd po përjeton dhunë, sugjeroji të flisni përkëtë. Mos hezito të kërkosh ndihmë nëse sheh dikë që ofendohet, nënçmohet osengacmohet. Dhe nëse vetë je i prekur, dije se nuk je i vetëm. Ka oferta për viktimat, përpersonat që ushtrojnë dhunë dhe për familjarët. Këto janë në besueshmëri, të sigurtadhe falas. Për ndihmë dhe mbështetje do të gjeni oferta këshilluese për çdo situatëShërbimet e mbështetjes në këtë faqe funksionojnë në nivel kombëtar ose rajonal. Jadisa shembuj:1) Qendrat e ndihmës për viktimat në afërsinë tënde: Të gjitha kantonet kanëqendra zyrtare për mbështetjen e viktimave. Këto qendra ndihmojnë dhekëshillojnë njerëzit në Zvicër që kanë qenë viktima të dhunës. Shërbimet janëfalas, në besueshmëri dhe, nëse dëshirohet, anonime. https://www.opferhilfe-schweiz.ch/de/2) Këshillim online përmes Chat në 13 gjuhë: Platforma «Violence que faire» nëZvicrën perëndimore dhe qendrat e mbështetjes së viktimave në Zvicrëngjermanishtfolëse ofrojnë këshilla konfidenciale, anonime dhe profesionale përpersonat që janë bërë viktima të dhunës dhe të afërmit e tyre, qoftë në internetapo nëpërmjet bisedës. https://www.violencequefaire.ch/3) Shtëpi-strehëzat e grave dhe burrave: Strehëzat për gra dhe burra ofrojnëmbrojtje, këshilla, ndihmë dhe mbështetje për gratë, burrat, fëmijët dhe të rinjtëqë duan të shpëtojnë nga një situatë e dhunshme ose që janë në rrezik të4) Ndihmë e menjëhershme për dhunë seksuale: Personat që kanë qenë viktima tëdhunës seksuale duhet të kërkojnë ndihmë urgjente sa më shpejt të jetë eKjo përmbajtje është zhvilluar me mbështetjen e Zyrës Federale për Barazi tëGruas dhe Burrit (EBG).


