FC Kosova inkuadrohet në Ligën e parë promovuese

Date:

Në një ndeshje interesante, FC Kosova nga Cyrihu i Zvicrës, ka arritur që të triumfojë ndaj ekipit Amrisëil, në rolin e mysafirit me rezultat 1:2, duke u inkuadruar për herë të parë në historinë e saj në Ligën e parë promovuese zvicerane. Një rang në vendin e katërt për nga vlera e futbollit zviceran. Në një ambient të zjarrtë me rreth 800 shikues, nuk munguan edhe thirrjet dhe transparentet në gjuhën shqipe, zurla dhe tupani, me të cilat instrumentistët e SHKA “Dardania” krijuan atmosferë shqiptare dhe të fitores. Llogaria e klubit ishte e thjeshtë, tre pikë dhe asnjë karton ndëshkues nuk është dashur të regjistrohet, për t` ia arritur qëllimit të kahmotshëm që FC Kosova të llogaritet si njëri ndër pesë ekipet më të mira të qytetit Cyrih. „Një sukses, padyshim i jashtzakonshëm i shoqatës me prejardhje migrantësh“, mahnitet e përditshmja zvicerane „Tagesanzeiger“. Redaksia e „Shtegu.com“ shfrytëzon rastin që FC Kosova t`i urojë sukese të njëpasnjëshme edhe në Ligën e parë, duke u shndërruar në një shoqëri ambasadorësh të rinisë shqiptare në Zvicër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...