Edhe një ditë e zakonshme në Serbi, kali relaksohet në ballkonin e ndërtesës
Zakonisht kuajt mrizojnë nëpër fusha apo ahur. Por, jo edhe ky „bukurosh“ i cili ende nuk dihet se si ka përfunduar në ballkonin e një ndërtese. Kjo foto, e cila është bërë hit në rrjetet sociale, si duket është bërë në qytetin Zemun të Serbisë, ndërsa në Facebook e ka postuar një banor i ndërtesës para disa ditësh, duke përfituar disa qindra „like“. Sipas medieve kroate, kjo foto është locuar edhe në disa faqe të rrjeteve sociale në Çeki dhe Poloni, prandaj dyshohet nëse fotoja është bërë në Zemun. Sidoqoftë, kali në ballkon nuk është pamje e cila shihet për çdo ditë.