Shoqata e grave shqiptare në Zvicër shembull i integrimit

Date:

11:25:33              2016-05-14

 

 

 

 

Bute Lajqi-Nikqi tashmë dhjetë vite është kryetare e Shoqatës së grave shqiptare në Winterthur. Shtetasja e dyfishtë shqiptaro-zvicerane flet për angazhimin e saj, çfarë i ofron shoqata qytetit dhe cilat janë qëllimet e saj.

 

 

 

Për „Züriost“, ajo ka dhënë një intervistë, të cilën „Shtegu.com“ do t`ua sjellë të përshtatur në gjuhën shqipe.

 

 

 

Bute Lajqi-Nikqi ka ardhur në Zvicër para 26 vitesh nga Kosova, duke u angazhuar për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër. Ajo është e integruar shkëlqyeshëm në Zvicër, ndërsa mirëmban lidhjet e saj me zviceraet, shqiptaret dhe popujt e tjerë. Përderisa udhëton në Kosovë për pushime, aty gjen vendlindjen e saj. Ndërsa, menjëherë porsa ta kalojë kufirin e të hyjë në Zvicër, sërish e ndjen veten si në vendlindje.

 

 

 

Në pyetjen përse ekziston Shoqata e grave shqiptare në Winterthur, ajo përgjigjet: „Fillimisht, shoqatat shqiptare në Zvicër ishin të dominuara nga meshkujt dhe të angazhuara në politikë. Shoqata jonë, primare e ka tu ndihmojë bashkombasve tanë në Zvicër, sipas mundësive tona. Gratë të cilat jetojnë këtu, duhet të integrohen edhe më mirë, pasi një popull i integruar vlerësohet në integrimin e tij përmes gruas së integruar. Për një gjë të tillë, është e nevojshme njohuria e gjuhës, prandaj shoqata jonë ofron kurse të gjuhës gjermane që nga viti 2007. Një qëllim tjetër është që të përmirësohet imazhi i shqiptareve dhe shqiptarëve dhe në këtë drejtim është bërë mjaft shumë viteve të fundit. Së bashku me bijën time dhe kryesinë, e kemi organizuar një projekt shtesë me të cilin shqiptarët, përpos shkollës së rregullt, mund të ndjekin orë plotësuese me çmim të volitshëm. E gjithë kjo pasi arsimimi i mirë mundëson imazh dhe integrim më të mirë. Përpos kësaj, kemi organizuar edhe një ofertë sportive për të gjitha femrat nga Ballkani, ndërsa në të ardhmen do t`i ftojmë edhe refugjatët. Evenimente speciale për ne janë pjesëmarrja jonënë Ditën e popujve si dhe Festa e grave shqiptare. Herën e fundit, nga fundi i muajit prill, kjo festë tuboi mbi 130 mysafirë“, pohon Bute Lajqi-Nikqi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...