Italiani shpëton kosovarin e ri dhe familjen e tij nga zjarri vdekjeprurës

51 Lexime

22:14:10             2016-05-13

 

 

 

Në Schänis SG të Zvicrës, në një ndërtesë disakatëshe ishte shkaktuar një zjarr. Për fat të mirë, familja kosovare shpëton pa pasoja, ndërsa nëna kishte vërejtuar se i biri ka qenë duke qëndruar në dhomën e tij, pa pasur idenë se çfarë është duke ndodhur në banesë.

Ngjarja kishte ndodhur më 31 prill të këtij viti, kur familja Haliti kishte myafirë. „Na erdhën miq dhe farefis nga Gjermania“, rrëfen Maria Haliti për „Südostschweiz“, njofton „Shtegu.com“. Në banesën e saj në Schänis, ajo i kishte pranuar 20 mysafirë për të cilët edhe kishte përgatitur ushqim.

Por, ajo ende nuk kishte qenë në dijeni se darkën të cilën e kishte përgatitur do të përfundonte në ujë. Rreth orës 17, fqinji i saj Vito Lombardo ia kishte mësyer banesës, duke bërtitur: „Zjarr, i doli flaka, po digjet, të gjithë jashtë“.

Maria Haliti mëtutje rrëfen se fillimisht aspak nuk e kishte kuptuar se çfarë është duke ndodhur. Ajo del nga banesa menjëherë këmbëzbathur. Por, menjëherë i bie ndërmend se djali i saj kishte mbetur në banesë. «Amiri ishte duke luajtur në kompjuter, në dhomën e tij, me kufje në veshë“, pohon ajo. Ai nuk i kishte dëgjuar paralajëmrimet për zjarrin.

Maria ishte kthyer menjëherë në banesë, për ta nxjerrë të birin e saj 19-vjeçar. «Jam shumë e lumtur që familja ime ende është gjallë. Po të mos ishte fqinji ynë, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur. Ai është një hero i vërtetë“, ka pohuar Maria.

Por, Vito Lombardo nuk e llogarit veten si një hero: «Unë nuk bëra asgjë, vetëm ndihmova. Jo, jo nuk jam hero, është normale t`i ndihmohet ndokujt, përndryshe kjo familje tashmë do të ishte e vdekur“, është përgjigjur Lombardo.

Edhe vajza 28-vjeçare e familjes, Felone Haliti, atë ditë ishte për vizitë te familja. Ajo ka rrëfyer: «Ne e ndjemë erën dhe vërejtëm tymin që po dilte nga zgarra, e që më pas u shpërnda nëpër banesë. Për pak kohë, filloi të digjet kulmi, ndërsa mandej erdhi ekipi i zjarrfikësve“.

Ndërtesa gjithsej ka katër kate. Shkaku i zjarrit sipas policisë ka qenë gazi për zgarë, ndërsa hetimet për ndriçimin e plotë të rastit edhe më tej janë në rrjedhë. Sipas policisë, dëmi i shkaktuar material llogaritet në disa qindra mijëra franga zvicerane.

Banesa e familjes Haliti dhe ato të cilat i ka përfshirë zjarri, nuk janë më të banueshme.

Kjo nuk është hera e parë që familja Haliti ka pësuar tragjedi. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, familja ishte dëbuar nga shtëpia e saj, duke humbur gjithçka që kishte pasur. Tani, familja duhet t`ia fillojë sërish nga fillimi.

Babai, Haxhi Haliti është i vetëdijshëm se do ta ketë vështirë mëtutje, ndërsa Maria brengoset për sigurimin, pasi nuk e di se cilat dëme do t`i marrë mbi vete ai. Nga ana tjetër, ajo ka frikë që të kthehet sërish në banesën e vjetër: „Por, bijtë e mi, ata dëshirojnë sa më shpejtë të rikthehen në banesë“, pasi aty janë mësuar dhe me gjithë dëshirë e kalojnë kohën e tyre. Por, për një gjë të tillë duhet të pritet nga tre deri në pesë muaj, pasi gjithçka duhet të rinovohet.