Policia zvicerane plagosë një kosovar

Date:

17:50:54        2016-05-14

 

 

 

Mbrëmjen e së premtes, në Ossingen të Zvicrës, një polic zviceran ka qëlluar me armë zjarri një kosovar 36-vjeçar, i cili ka dashur të arratiset nga një kontroll policor. Me këtë rast, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i është nënshtruar ndihmës mjekësore në një spital, ku edhe u arrestua. Sipas një komunikate të policisë zvicerane në Cyrih, gjatë të shtënës me armë kosovari është qëlluar në krah. Pas daljes nga spitali, ai i është dorëzuar prokurorit përkatës. Për momentin është duke u hetuar nëse e shtëna me armë kë qenë e domosdoshme. Alarmin për reagimin e policisë e kishte dhënë një zvicerane, e cila kishte telefonuar në polici për të paraqitur një person të maskuar që e kishte vërejtur në lagjen e saj, duke u larguar me veturë. Policia e kishte ndaluar kriminelin e dyshuar, i cili e ka pranuar veprën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...