Brutalitet i paparë policor ndaj një të hendikepuari në Francë (VIDEO)

Date:

00:41:26            2016-05-09

 

 

 

 

Në rrjetin e Facebookut është postuar një video që ka shkaktuar reagime të shumtë në mbarë botën. Në të shihet një azilkërkues i hendikepuar në stacionin e trenit në Paris, i cili është kontrolluar nga policët. Ata e kanë poshtërsuar e përulur personin me nevoja të veçanta, të cilit i mungonin një dorë dhe dy këmbë.

Për shkak të dyshimit se ka vjedhur, ai është kontrolluar detajisht. Fillimisht, policët i kanë kërkuar dokument identifikimi, e më pas kanë dashur t`ia kontrollojnë edhe celularin. Me urdhër të tyre, ai ua tregon leternjoftimin, ndërsa më pas ndodhi e papritura, shkruan „L` Express“, transmeton „Shtegu.com“.

Policët kishin pohuar se celulari ishte i vjedhur, ndërsa i hendikepuari kishte kundërshtuar duke dashur të zgjidhë situatën. Kjo gjë i zemëroi pa masë policët, të cilët e mbështesin për muri dhe ia tërheqin njërën këmbë. Nëpërmes të Televizionit francez „France24“, ai ka pohuar: „Unë u sqarova se këmba është vetëm një protezë. Por, ata këmbëngulën të më kontrollojnë që më poshtërsoi shumë“.

Policët nuk ishin kënaqur me kaq: Ata i shpërndanë në tokë celularin, letërnjoftimin dhe protezën, kështu që refugjati i gjorë nuk arriti të kontrollonte situatën me forcat e tij. Vetëm pas protestave të disa kalimtarëve të rastit, policët kishin vazhduar mëtutje.

 

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=XHlv0XQBmVs

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...