Gjermania dëbon refugjatët e Ballkanit me pranga në duar

Date:

18:26:27                 2016-05-10

 

 

 

Në aeroportin Rostock-Laage është duke u përgatitur dëbimi edhe i njëqind refugjatëve. Siç informoi të martën një zëdhënës i policisë federale gjermane për Agjencinë telegrafike gjermane, rreth njëqind refugjatë të ardhur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, së shpejti do të dëbohen. Shumica e tyre kanë qenë të vendosur në Mecklenburg-Vorpommern, por edhe në Schleswig-Holstein apo Hamburg. Avioni është dashur të fluturojë gjatë mesditës, ndërsa shumica e personave janë sjellë në aeroport, shkruan „svz.de“, njofton „Shtegu.com“. Për të mërkurën dhe të enjten janë planifikuar edhe fluturime te tjera.
Zëdhënësi i policisë e ka konfirmuar informatën e disa dëshmitarëve, se disa nga të dëbuarit kanë rezistuar kundër udhëtimit me autobus deri në aeroport. Atyre u janë vendosur pranga na duar, pasi policia nuk dëshiron „kthim prapa më çdo kusht“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...